Fakulteti i Shkencave Mjekësore (Infermieri)
Fakulteti i Shkencave Mjekësore, ofron studime të integruara të ciklit të dytë në farmaci e stomatologji, si dhe programin e studimit bachelor në infermieri. Ky fakultet synon të përgatisë e diplomojë profesionist të aftë në përputhje me nevojat dhe prioritetet e sistemit shëndetësor të vendit. Të diplomuarit pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore do të kenë kompetencën e duhur për të konkuruar jo vetëm në tregun lokal, por edhe atë rajonal e ndërkombëtar.
Formimi profesional, shkencor e praktik i studentëve mbështetet në programe të konceptuara sipas standarteve më të mira kombëtare e ndërkombëtare. Kurrikulat që ofrojnë këto programe studimit janë të krahasueshme me kurrikulat e vendeve të tjera europiane. Ato mbështeten në një sërë sillabusesh moderne, si dhe në gjithë elementët që kanë të bëjnë me njohjen e zbatimin e teknologjive të reja mjekësore.
Misioni i Fakultetit të Shkencave Mjekësore është përgatitja sa më e mirë teorike e praktike e infermierëve, stomatologëve e farmacistëve, të cilët duhet të udhëhiqen nga vlera të rëndësishme, si profesionalizmi i lartë, integriteti, dhembshuria, kompetenca, ndershmëria, etika e lartë profesionale, përgjegjësia sociale, fryma e bashkëpunimit, kumunikimi njerëzor me të sëmurët e komunitetin etj.
Programi i Studimit të Ciklit të Parë në Infermieri garanton arritjen e një sërë objektivave që shinjestrojnë formimin e duhur teorik e praktik të një infermieri për të konkuruar denjësisht në tregun e punës vendas e të huaj si dhe për tu përballur në mënyrë të sukseshme me kërkesat në rritje të standarteve e praktikave më të mira europiane. Programi studimit synon formimin e infermierëve me njohuritë më të mira për ushtrimin e profesionit, për thellimin e mëtejshëm të studimeve në pragramet master shkencor e profesional të inferieristikës dhe aftësimin e duhur për ofrimin e një shërbimi cilësor e të sigurt në spitale, klinika e qendra shëndetësore publike e private.
Nr
|
Viti i parë |
ETCS |
1 | Anatomi e Njeriut | 6 |
2 | Histologji | 3 |
3 | Shkrim Akademik* / Kwrkim Shkencor nw Infermieri* | 1.5 |
4 | Fiziologji Normale | 3 |
5 | Dietologji | 0 |
6 | Biologji e Përgjithshme dhe e Aplikuar | 2 |
7 | Gjenetikë | 1 |
8 | Biokimi dhe Biokimi Klinike | 3 |
9 | Legjislacion Shëndetësor | 2 |
10 | Higjienë e Aplikuar | 1.5 |
11 | Infermieristikë e Përgjithshme | 5 |
12 | Gjuhë e Huaj Anglisht | 2 |
13 | Fiziologji Normale | 1 |
14 | Dietologji | 1 |
15 | Infermieri Klinike | 1.5 |
16 | Biofizikë | 1 |
17 | Biostatistikë | 2 |
18 | Informatikë | 2 |
19 | Sociologji e Përgjithshme dhe Mjekësore | 2 |
20 | Psikologji e Përgjithshme dhe Mjekësore | 2 |
21 | Puerikulturë dhe Infermieri Puerikulturë | 2 |
22 | Mikrobiologji e Përgjithshme dhe Klinike | 2.5 |
Nr |
Viti i dytw |
ETCS |
1 | Anatomi Patologjike – Patologji e Përgjithshme | 1.5 |
2 | Imunologji | 0.5 |
3 | Imunohematologji | 0.5 |
4 | Farmakologji | 3 |
5 | Kirurgji 1 | 2 |
6 | Infermieri Kirurgji 1 | 1.5 |
7 | Sëmundje të Brendshme 1 | 3 |
8 | Infermieri Sëmundje të Brendshme 1 | 1.5 |
9 | Pediatri 1 | 3 |
10 | Infermieri Pediatri 1 | 1.5 |
11 | Praktike 2 | 12 |
12 | Obstetrikë-Gjinekologji 1 | 2 |
13 | Infermieri Obstetrikë-Gjinekologji 1 | 1 |
14 | Praktike 2 | 15.5 |
15 | Sëmundje Infektive | 1 |
16 | Infermieri Sëmundje Infektive | 1 |
17 | Dermatologji | 0.5 |
18 | Infermieri Dermatologji | 0.5 |
19 | Onkologji | 0.5 |
20 | Infermieri Onkologji | 0.5 |
21 | Radiologji-Fizioterapi | 1 |
22 | Infermieri Radiologji-Fizioterapi | 0.5 |
23 | Neurologji | 2 |
24 | Infermieri Neurologji | 1 |
25 | Psikiatri | 2 |
26 | Infermieri Psikiatri | 1 |
Nr
|
Viti i tretë | ECTS |
1 | Kirurgji 2 | 2 |
2 | Infermieri Kirurgji 2 | 1 |
3 | Sëmundje të Brendshme 2 | 3 |
4 | Infermieri Sëmundje të Brendshme 2 | 1.5 |
5 | Okulistikë | 0.5 |
6 | Infermieri Okulistikë | 0.5 |
7 | Pediatri 2 | 2 |
8 | Infermieri Pediatri 2 | 1 |
9 | Obstetrikë-Gjinekologji 2 | 1 |
10 | Infermieri Obstetrikë-Gjinekologji 2 | 1 |
11 | Shëndet Riprodhues | 1 |
12 | Infermieri Shëndet Riprodhues | 0.5 |
13 | Geriatri | 2 |
14 | Infermieri Geriartri | 0.5 |
15 | Infermieri në Kushtet e Shtëpisë | 0.5 |
16 | Ekonomi Shëndeti dhe Menaxhim Shëndetësor | 1 |
17 | Formim Profesional | 11 |
18 | Pedagogji e Përgjithshme dhe Speciale | 0.5 |
19 | Praktike | 12.5 |
20 | Anestezi Reanimacion | 2.5 |
21 | Infermieri Anestezi Reanimacion | 1 |
22 | Ortopedi – Traumatologji | 2.5 |
23 | Infermieri Ortopedi Traumatologji | 1 |
24 | Shëndet Publik | 3 |
25 | Teme Diplome | 7 |