Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Drejtësisë, Drejtorinë e Ndihmës Juridike Falas, Fakulteti i Drejtësisë fton studentët e tij, të bëhen pjesë e Klinikës Ligjore për të përfituar një eksperiencë akademike, profesionale dhe personale e pazëvendësueshme për vitin akademik 2021-2022, me staf të përbërë nga pedagogë të departamenteve të Drejtësisë dhe studentë të FD. Qëllimi i Klinikës është që të ofrojë ndihmë juridike parësore falas për personat në pamundësi ekonomike dhe kategori të tjera të veçanta si dhe të aftësojë në mënyrën më të mirë të mundshme në praktikë studentët e drejtësisë.
Klinika Ligjore pranë Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti “Luarasi”, hap thirrjen për aplikime për studentët, të cilët kanë dëshirë që të jenë pjesë aktive e veprimtarive të Klinikës Ligjore, që përfshin:
- Dhënien e informacioneve në lidhje me sistemin Ligjor të Republikës së Shqipërisë, aktet normative në fuqi, të drejtat dhe detyrimet e subjekteve të ligjit dhe metodat për ushtrimin e këtyre të drejtave në procesin gjyqësor dhe atë jashtëgjyqësor;
- Dhënien e këshillimit mbi procedurat e ndërmjetësimit dhe zgjidhjeve alternative të mosmarrëveshjeve;
- Dhënien e ndihmës në hartimin dhe përpilimin e dokumenteve të nevojshme për të vënë në lëvizje administratën shtetërore ose për të kërkuar ndihmë juridike dytësore;
- Përfaqësimin përpara organeve administrative;
- Dhënien e të gjitha formave të tjera të mbështetjes së nevojshme juridike që nuk përbëjnë ndihmë juridike dytësore (përfaqësim në gjykatë);
- Përmirësimin e aftësive në fushën e drejtësisë nëpërmjet ushtrimit në praktikë;
- Asistencë në punët administrative të Klinikës Ligjore, duke përfshirë: hartimin e kërkesave, ankesave, shkresave apo çdo materiali tjetër ligjor, drejtuar institucioneve të administratës publike, organeve gjyqësore apo palëve private, sipas nevojave të individit etj;
Studentët e përzgjedhur do të jenë të angazhuar pranë Klinikës deri në përfundim të vitit akademik 2021-2022. Për studentët e ciklit të dytë Master i Shkencave, kjo periudhë njihet si praktikë profesionale, për efekt të shlyerjes së detyrimeve Universitare.
Të interesuarit duhet të plotësojnë këto kritere:
- Të jetë student i vitit të dytë në Programin e Studimit të Integruar të ciklit të dytë në Drejtësi, Bachelor në Drejtësi, Master i Shkencave në “E drejtë Civile dhe Tregtare”, Master i Shkencave në “E Drejtë Penale” dhe Master Profesional “Siguria dhe Rendi Publik”;
- Të ketë mesataren e studimeve mbi 8;
- Aplikantët duhet të jenë serioz në punën që do t’u ngarkohet;
- Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup;
- Të ketë dëshirë të përfshihet në çështje në ndihmë të komunitetit.
Studentët që dëshirojnë të aplikojnë të dërgojnë në adresën e e-mailit erinda.ahmeti@luarasi-univ.edu.al
- një letër interesimi;
- CV;