Universiteti “Luarasi”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për vendin e lirë të punës si Pergjegjes Departamenti në Departamentin e Teknologjise se Informacionit dhe Inovacionit në Fakultetit e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.
Përshkrimi i vendit të punës
Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet do të ketë postin si Përgjegjës Departamenti Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit dhe do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, pranë Departamenti Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit në Fakultetit e Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit.
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë eksperiencë në punë.
Kriteret bazë:
- Të jetë diplomuar për Teknologji Informacionit, Informatike, Shkenca Kompjuterike ose në fusha të ngjashme në Universitete Shqiptare ose një Universitet të huaja (BE, OCDE).
- Duhet të ketë të paktën titullin Doktor i Shkencave ose Phd .
- Të ketë përvojë akademike ose profesionale, brenda ose jashtë vendi.
- Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Dokumentacioni i kërkuar
- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë;
- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL;
- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar;
- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;
Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:
Universiteti “Luarasi”, Tiranë.
Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1 Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi” |
Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 05.10.2022 .
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:
Email: hr@luarasi-univ.edu.al