NJOFTIM PËR VEND VAKANT “ADMINISTRATOR FAKULTETI”

NJOFTIM PËR VEND VAKANT “ADMINISTRATOR FAKULTETI”

Përshkrimi i vendit të punës

 

  • Administratori i njësisë kryesore është përgjegjës për mirëfunksionimin financiar dhe administrativ të saj.
  • Administratori i njësisë kryesore duhet të ketë formim universitar, së paku në nivelin “Master i shkencave” në fushën e drejtësisë ose ekonomisë dhe përvojë pune, së paku pesë vjet në këto fusha.
  • Administratori i njësisë kryesore nuk mund të ushtrojë asnjë funksion 4- tjetër, akademik apo administrativ.
  • Administratori i njësisë kryesore i raporton për veprimtarinë e tij administratorit të institucionit të arsimit të lartë, si dhe informon drejtuesin e njësisë kryesore, sipas përcaktimeve në aktet e institucionit të arsimit të lartë.

 

 

 Funksionet e administratorit të njësisë kryesore janë:

  1. a) realizon administrimin e përditshëm financiar të njësisë kryesore;
  2. b) mbikëqyr dhe kontrollon veprimtarinë financiare të njësisë kryesore;
  3. c) plotëson kërkesat e drejtuesit të njësisë kryesore, me qëllim përmbushjen e nevojave akademike, administrative dhe financiare;

ç) bashkëpunon me autoritetet dhe organet drejtuese të njësisë kryesore për çështjet themelore të administrimit të saj.

 

      Dokumentacioni i kerkuar:

 

  • Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
  • Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
  • Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
  • Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj;