Përparimi i Reformave të Sektorit Financiar në Shqipëri

Përparimi i Reformave të Sektorit Financiar në Shqipëri

Në kuadër të projektit MacEcon, projekt i implementuar në kuadër të Modulit Jean Monnet, Universiteti “Luarasi” zhvilloi një leksion të hapur me të ftuar z. Artan Gjergji. Z. Gjergji diskutoi me studentët e vitit të parë të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit mbi Përparimin e Reformave të Sektorit Financiar në Shqipëri.

Pjesëmarrës në këtë aktivitet ishin studentët e vitit të parë të degëve “Informatikë-Ekonomike” dhe “Teknologji Informacioni dhe Inovacioni”.