Shkolla Verore

Shkolla Verore

Shkolla Verore “Rrugëtimi i Shqipërisë drejt BE-së” është një program dinamik dhe intensiv i krijuar për t’iu ofruar studentëve një kuptim gjithëpërfshirës të rrugëtimit të Shqipërisë drejt integrimit në Bashkimin Europian. Programi fokusohet në fusha kyçe si reformat ekonomike, transformimi digjital, zhvillimi i politikave dhe inovacioni teknologjik. Pjesëmarrësit do të angazhohen në shumëllojshmëri aktivitetesh interaktive, seanca me ekspertë, simulime dhe debate të ndryshme që synojnë rritjen e aftësive të tyre akademike dhe profesionale.

Rezultatet e pritshme

Studentët do të fitojnë aftësi praktike në analizën e të dhënave, zhvillimin e politikave dhe krijimin e zgjidhjeve bashkëhohore që janë drejtpërdrejt të zbatueshme. Pjesëmarrësit do të fitojnë njohuri më të thella lidhur me rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit në BE dhe reformave ekonomike dhe teknologjike të përfshira.

Studentët do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të vlefshme me ekspertë, politikëbërës dhe kolegë, duke zgjeruar rrjetin e tyre profesional.

Në përfundim të shkollës verore, studentët do të pajisen me njohuritë, aftësitë dhe rrjetet e nevojshme për të kontribuar efektivisht në përparimet ekonomike dhe teknologjike të Shqipërisë dhe rrugëtimin e saj drejt integrimit në BE.

Të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me çertifikatë pjesëmarrjeje, ndërkohë që për studentët më të spikatur në aktivitetet e shkollës verore do të jepen çertifikata dhe çmime simbolike.

Në shkollën verore mund të marrin pjesë studentë nga të gjithë universitetet. Aplikimet janë të mirëpritura deri më 30.05.2024.

Studentët mund të aplikojnë në linkun e mëposhtëm:

https://forms.office.com/Pages/ResponsePage.aspx?id=NhkHq6jtTEibPfvSHb0IJg7505N1tm9IuXxWCfH9-QVUOUM0UUFYVElGNVFXOEJMT1o0TDU3Wk1RMC4u

 

Innovate Today, Integrate Tomorrow, Inspire Forever.