Universiteti “Luarasi”, konform përcaktimeve të Ligjit nr. 80/2015, datë 22.07.2015 “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, të Statutit të Universiteti “Luarasi”, “ Për punësimin e personelit akademik me kohë të plote për vitin akademik 2024 – 2025”, shpall njoftimin për konkurim të hapur, për 5 vende të lira pune si Pedagog i brendshëm në Fakultetit Ekonomik.
Përshkrimi i vendit të punës
Personeli akademik me kohë të plotë që do të punësohet, do të ketë postin e Pedagogut të brendshëm dhe do të anagazhohet në mësimdhënie në programin e studimeve të ciklit të parë “Bachelor” dhe të dytë “Master”, pranë Fakultetit Ekonomik.
Të implementojë standarte të larta mësimdhënieje dhe kërkimi duke përmirësuar vazhdimisht kurrikulën dhe metodologjinë e mësimdhënies. Ofrimi i këshillimit dhe mbështetjes akademike për studentet. Kontribut në përmirësimin e kurrikules dhe programeve te reja te studimit. Promovimi i Fakultetit Ekonomik ne nivel kombetar dhe nderkombetar
Kritere të përgjithshme që duhet të plotësoj/në kandidati/ët:
- Të jetë shtetas shqiptar me zotësi të plotë për të vepruar
- Të zotërojë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkuron;
- Të jetë i aftë të garantoj standardin e cilësisë dhe efikasitetin në mësimdhënie.
- Të ketë aftësinë e punës në grup dhe të komunikimit profesional me kolegët dhe studentët;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë të Gjykatës për kryerjen e një vepre penale si dhe të mos jetë person nën hetim;
- Të jetë i aftë nga ana shëndetësore;
- Të ketë eksperiencë në punë.
Detyrat kryesore:
- Mësimdhënie në lëndët që ndodhen nën kompetencën e Departamentit të Financë-Bankës, Biznesit ose Ekonomiksit.
- Përgatitje dhe realizim i planeve mësimore dhe programit akademik.
- Kryerje kërkimesh shkencore dhe studimeve në fushën e Financës, Administrimit të Biznesit dhe Ekonomiksit.
- Mbikëqyrje e punimeve të diplomës dhe këshillimit akademik për studentët.
- Pjesëmarrje aktive në aktivitete dhe projekte shkencore të departamentit dhe universitetit.
Kriteret bazë:
- Të jetë diplomuar ne Fakultetin Ekonomik në Universitete Shqiptare ose një Universitet të huaj (BE, OSBE, G20)
- Të ketë minimumi diplomën MSC.
- Gëzojnë përparësi kandidatët e rregjistruar në një shkallë Doktorale, ose që kanë mbrojtur gradën PhD, “Doktor i Shkencave” në Ekonomi.
- Të ketë të paktën 2 (dy) vjet eksperiencë profesionale.
- Të zoterojë gjuhen Angleze me shkrim dhe të folur.
- Të përmbushin kriteret që përcaktohen nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Aftësi dhe kompetencë:
- Përvojë mësimdhënieje dhe/ose kërkimore në fushën përkatëse është një avantazh.
- Shkathtësi të mira të komunikimit dhe bashkëpunimit në ekip.
- Aftësi për të motivuar dhe udhëzuar studentët.
Dokumentacioni i kërkuar
1- Kërkesë me shkrim drejtuar Universitetit “Luarasi”
2- Fotokopje të diplomave dhe të çertifikatës/ave së notave të noterizuar/a. (Diplomat të cilat janë marrë jashtë vendit, duhet të jenë të njohura paraprakisht pranë institucionit përgjegjës për njehsimin e diplomave sipas legjislacionit në fuqi).
3- Dy letra rekomandimi dhe të paktën një nga letrat të jetë nga punëdhënësi / drejtuesi i fundit nëse ka një të tillë.
4- Nëse ka pervoje të mëparshme në mësimdhënie, një nga letrat e rekomandimit të jetë nga titullari i IAL.
5- Fotokopje të dëshmive e kualifikimeve të ndryshme, si dhe të publikimeve e të pjesëmarrjeve në Konferenca Shkencore.
6- Fotokopje të kartës së identitetit, ose ndonjë dokumenti tjetër identifikimi;
7- Fotokopje të librezës së punës, nëse ka, apo vetëdeklarim punësimi ose vetëdeklarim si i punësuar.
8- Fotokopje e noterizuar e dëshmisë së zotërimit të gjuhës së huaj
Skualifikohen dhe nuk kalojnë në fazën e dytë, thirrjen në intervistë, ata aplikantë të cilët paraqesin dokumenta të pa noterizuara, ose kanë mangësi në dokumentacionin e kërkuar.
Dokumentat duhet të dorëzohen permes shërbimit postar ose dorazi në adresën:
Universiteti “Luarasi”, Tiranë.
Adresa: Rruga e Elbasanit, Nd. 59, H.1 Njësia Administrative Nr.2, Kodi Postar 1010 Tiranë, Shqipëri
Aplikim për Staf Akademik në Universitetin “Luarasi”
Afati për dorëzimin e dokumentave është nga deri më datë 31.01.2025 .
Për më shumë informacion ju lutem kontaktoni:
Zyrën e Burimeve Njerëzore të Universitetit “Luarasi” në adresen:
Email: hr@luarasi-univ.edu.al