KONFERENCA SHKENCORE NDËRKOMBËTARE
“DREJTËSIA, SIGURIA DHE TË DREJTAT E NJERIUT”
(KSHNDSDN -FDUL 2025)
Të nderuar akademikë, studiues, kërkues shkencorë dhe profesionistë të fushës së drejtësisë,
sigurisë dhe të drejtave të njeriut,
Universiteti Luarasi ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare me temën “DREJTËSIA, SIGURIA DHE TË DREJTAT E NJERIUT” (KSHNDSDN -FDUL 2025), e cila do të zhvillohet më 8 maj 2025.
Kjo konferencë ka për qëllim të sjellë së bashku akademikë, ekspertë dhe profesionistë të së drejtës, sigurisë dhe të drejtave të njeriut për të shkëmbyer perspektiva shkencore dhe praktike mbi çështje të rëndësishme ligjore dhe të sigurisë në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Në kuadër të temës së përgjithshme të konferencës, sesionet do të organizohen në tre panele kryesore, duke synuar të ofrojnë një hapësirë gjithëpërfshirëse për diskutime dhe analiza nga perspektiva të ndryshme akademike dhe profesionale. Panelet do të mbulojnë tematika të ndryshme brenda fushës së të drejtës, sigurisë dhe të drejtave të njeriut, duke i lënë hapësirë autorëve për të zgjedhur temat sipas interesave të tyre kërkimore.
Për të parë ndarjen e paneleve, rregullat e shkrimit si dhe cdo informacion tjetër, klikoni mbi linkun e afishuar më poshtë.
Mënyra e pjesëmarrjes:
Konferenca do të ofrojë mundësi pjesëmarrjeje fizike dhe online përmes një platforme dhe/ose
paneli të dedikuar.
Regjistrimi dhe informacione të mëtejshme:
Për çdo pyetje ose regjistrim, ju lutemi na kontaktoni në adresën elektronike të konferencës:
law.conference2025@luarasi-univ.edu.al
Ju mirëpresim në këtë konferencë me rëndësi të veçantë për drejtësinë, sigurinë dhe të drejtat e njeriut!