Bachelor- Fakulteti i Mjekesise

Fakulteti i Shkencave Mjekësore

Programet e Studimit të Integruara

Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë në Stomatologji dhe Farmaci ofrojnë formim teorik dhe praktik të orientuar drejt profesionit dhe kujdesit shëndetësor.

5Vite akademike
300ECTS
PINDNiveli i studimit

Programet e studimit

Fakulteti i Shkencave Mjekësore ofron dy programe të Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë me kohëzgjatje pesë vite akademike dhe 300 kredite ECTS.

Programi 01

Program i Integruar i Studimeve të Ciklit të Dytë në Drejtësi (Stomatologji)

Programi i Integruar i studimeve të Ciklit të Dytë në Stomatologji ofron një përgatitje të plotë profesionale të stomatologëve të ardhshëm, duke integruar teorinë, trajnimin praktik dhe kujdesin ndaj pacientit.

PIND5 vite300 ECTS

Plani mësimor

Program i Integruar në Stomatologji – pesë vite akademike dhe 300 ECTS.

Programi 02

Program i Integruar i Studimeve të Ciklit të Dytë në Farmaci

Programi i Integruar i Ciklit të Dytë në Farmaci përgatit me njohuritë e duhura teorike e praktike farmacistë që kanë formimin e nevojshëm për të punuar në tregun lokal, rajonal e ndërkombëtar.

PIND5 vite300 ECTS

Plani mësimor

Program i Integruar në Farmaci – pesë vite akademike dhe 300 ECTS.

Kriteret e pranimit

Pranimi në Programet e Integruara të Studimeve të Ciklit të Dytë – PIND është i mundur për çdo kandidat që ka përfunduar me sukses ciklin e arsimit të mesëm dhe që plotëson kriterin e notës mesatare të përcaktuar çdo vit me Vendim të Këshillit të Ministrave.

Njësitë bazë (Departamentet) propozojnë numrin e studentëve dhe kriteret e pranimit në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore. Kriteret shtesë shpallen publikisht çdo vit dhe kandidati aplikon përmes portalit U-Albania.

Dokumentet e regjistrimit

Dokumentet e kërkuara për regjistrim të kandidatit fitues janë:

  • Kopje e dokumentit të identifikimit;
  • Kopje të njehsuar me origjinalin të Diplomës së Maturës Shtetërore/Dëftesës së Pjekurisë ose të një diplome studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar nga QSHA, së bashku me certifikatën përkatëse të notave;
  • 2 (dy) fotografi personale.

Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Universiteti “Luarasi” · Fakulteti i Shkencave Mjekësore · Programet e Integruara të Studimeve