Program i Integruar i Studimeve të Ciklit të Dytë në Drejtësi (PIND)
Programi i Studimeve të Integruara të Ciklit të Dytë në Drejtësi (PIND) u jep studentëve njohuritë e nevojshme për formimin e tyre si specialistë në fushën e drejtësisë. Në funksion të këtij objektivi, programi ofron dhënien e një tërësie njohurish në formimin e përgjithshëm teorik, ashtu dhe metodologjik në fushën e të drejtës dhe institucioneve juridike. Në këtë kuadër, programi ka parasysh si dimensionin kombëtar ashtu dhe ndërkombëtar të dijeve, me qëllim që studenti të jetë i gatshëm për tregun e punës në përputhje me standardet ligjore dhe profesionale.
Plani mësimor
Programi i Integruar i Studimeve të Ciklit të Dytë në Drejtësi (PIND) – 5 vite akademike dhe 300 ECTS.