Biblioteka
Burime akademike, literaturë shkencore dhe akses në informacion për studentët dhe stafin akademik.
Një hapësirë për studim dhe kërkim shkencor
Biblioteka e Universitetit “Luarasi” ofron kushte shumë të mira ku çdo student e pjesëtar i stafit akademik mund të konsultohet me literaturën e pasur të fushave të drejtësisë, ekonomisë, teknologjisë së informacionit e mjekësisë.
Biblioteka ka një fond të pasur me libra në gjuhën shqipe e të huaj për të gjitha programet e studimit të këtij universiteti.
Fondi Bibliotekar
Literaturë për programet e studimitLiteraturë akademike në fusha të ndryshme
Biblioteka e Universitetit “Luarasi” disponon një fond të pasur me libra në gjuhën shqipe dhe të huaj, të përshtatshëm për programet e studimit të universitetit.
Fondi bibliotekar mbulon fusha të ndryshme akademike dhe u mundëson studentëve dhe stafit akademik të konsultohen me literaturën përkatëse në funksion të procesit mësimor dhe kërkimit shkencor.
Biblioteka Elektronike
Burime shkencore onlineAkses në literaturë shkencore ndërkombëtare
Biblioteka elektronike “Luarasi” ofron akses në Bazën Ndërkombëtare të të Dhënave të Revistave Shkencore Scopus, pjesë e kompanisë Elsevier, duke i dhënë mundësi stafit akademik të shfrytëzojë literaturën shkencore për qëllime mësimore e kërkimore.
Scopus
Akses në literaturë dhe informacion shkencor për mbështetjen e veprimtarisë mësimore dhe kërkimore të stafit akademik.
Biblioteka në shoqërinë e informacionit
Për shoqërinë e informacionit në të cilën jetojmë, sistemet bibliotekare janë infrastrukturë themelore e domosdoshme, jo vetëm në ndihmë të procesit të përditshëm mësimor dhe shkencor, por në ndihmë të formimit të qytetarit europian.
COBISS.al
Katalogimi dhe inventarizimiBiblioteka “Luarasi” në sistemin COBISS.al
Biblioteka e Universitetit “Luarasi” gjatë vitit 2024 u bë pjesë e sistemit COBISS.al, në zbatim të marrëveshjes me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Në këtë sistem kryhet katalogimi i literaturës dhe inventarizimi i saj, fakt që lehtëson komunikimin e bibliotekës me të gjitha kategoritë e lexuesve dhe siguron gjithashtu të njëjtin standard me bibliotekat shkencore simotra në Europë.
Platforma dhe burime online
Biblioteka e Universitetit “Luarasi” ofron gjithashtu të dhëna për stafin akademik dhe udhëzime përdorimi lidhur me burimet e hapura të informacionit online në fushën e literaturës akademike e kërkimit shkencor në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.
Biblioteka e Universitetit “Luarasi” mbështet procesin mësimor, veprimtarinë kërkimore dhe aksesin në literaturën akademike, duke ndërthurur fondin fizik bibliotekar me burimet elektronike dhe platformat ndërkombëtare të informacionit shkencor.