1. KRITERET E PRANIMIT
Njësia bazë( Departamenti) përkatëse e Fakultetit
të Drejtësisë të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program
studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet
akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve,
për këtë program studimi, si dhe kriteret e pranimit të
studentëve që miratohen nga njësia kryesore.
Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë
( Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë
kryesore( Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara
për pranimin në këtë programe studimi.
Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të
dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një
prej pesë gjuhëve të huaja te Bashkimit Evropian: anglisht,
frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ne nivelin B1.
Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi
të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si
dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen
publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve
Arsimore.(QSHA)
Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të
dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e
tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas
përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.
2. PROCEDURAT E REGJISTRIMIT
Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të
Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:
-
Kopjen e dokumentit të identifikimit;
-
Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës,
ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit
të Parë të Studimev(BA) të përfunduar në Republikën
e Shqipërisë.
-
Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve(BA) të përfunduar
jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të
njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një
dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer
njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të
lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon
regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
-
Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes
dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë
aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim;
-
Dy fotografi personale.
Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit
akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore( QSHA)