Master i Shkencave Banka dhe Tregjet Financiare

Programet e Ciklit të Dytë · Master i Shkencave

Master i Shkencave Banka dhe Tregjet Financiare

Programi i studimit të Masterit të Shkencave në Banka e Tregje Financiare ofron njohuri të plota për të punuar me efikasitet dhe profesionalizëm në fushën e shërbimeve financiare të të gjitha niveleve.

120 ECTS
2 Vite Studimi
MSc Master i Shkencave
Programi i Studimit

Master i Shkencave në Banka dhe Tregjet Financiare

Studentët që ndjekin programin e studimit të Masterit të Shkencave në Banka e Tregje Financiare marrin njohuri të plota për të punuar me efikasitet dhe profesionalizëm në fushën e shërbimeve financiare të të gjitha niveleve. Në këtë rast përfshihen administratën tatimore dhe doganore, banka dhe kompanitë e sigurimeve, fondet e investimeve, pensioneve, shoqëritë e auditimit etj. Të diplomuarit në këtë program studimi janë të kërkuar në tregun e punës që lidhet kryesisht me shërbimet e kontabilitetit të çdo kategorie biznesi dhe kanë mundësi të ecin përpara në karrierën e tyre profesionale.

Struktura Akademike

Përmbajtja e programit

01

Master i Shkencave: Banka dhe Tregjet Financiare

Program studimi i fokusuar në bankat, tregjet financiare, investimet, menaxhimin e riskut, auditimin dhe shërbimet financiare.

Master i Shkencave 120 ECTS 2 Vite Cikli i Dytë

Struktura e programit të studimit

Programi është i organizuar në dy vite studimi, me 60 ECTS për secilin vit.

Nr. LËNDA ECTS-European Credit Transfer System
1 Mikroekonmi e Avancuar 6
2 Tregu Bankar dhe Bankingu 6
3 Bankat dhe Drejtimi Bankar 6
4 Kontabiliteti Kombëtar 6
5 Institucionet e Kapitaleve dhe Tregjet Financiare 6
6 Ekonometri e Aplikuar 6
7 Makroekonomi e Avancuar 6
8 Standartet Ndërkombëtare Bankare dhe Financiare 6
9 Investim dhe Menaxhim Portifoli 6
10 Qeverisja e Korporatave/ Aftësia Menaxheriale 6
TOTALI PËR VITIN E I-rë 60
Nr. LËNDA ECTS-European Credit Transfer System
1 Menaxhim Risku Financiar/ Menaxhim Risku ne Sigurime 6
2 Metodologji Kërkimi 6
3 Auditi Financiar dhe Bankar 6
4 Praktikë Profesionale 12
5 Teza e Masterit 30
TOTALI PËR VITIN E II-të 60
Informacion

Pranimi dhe regjistrimi

1. KRITERET E PRANIMIT

Njësia bazë( Departamenti) përkatëse e Fakultetit Ekonomik të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, për këtë program studimi, si dhe kriteret e pranimit të studentëve që miratohen nga njësia kryesore.

Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë ( Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore( Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë programe studimi.

Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja te Bashkimit Evropian: anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ne nivelin B1.

Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore.(QSHA)

Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.

2. PROCEDURAT E REGJISTRIMIT

Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:

  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimev(BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
  • Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve(BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
  • Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim;
  • Dy fotografi personale.

Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore( QSHA)

Të dhënat e programit

  • Niveli Cikli i Dytë
  • Programi Master i Shkencave
  • Fusha Banka dhe Tregjet Financiare
  • Kohëzgjatja 2 Vite
  • ECTS 120

Struktura e studimeve

  • Viti i I-rë 60 ECTS
  • Viti i II-të 60 ECTS
  • Totali 120 ECTS
Universiteti “Luarasi” · Fakulteti Ekonomik · Master i Shkencave “Banka dhe Tregjet Financiare”