Master Profesional Siguria Kibernetike dhe Informacionit

Program Studimi · Cikli i Dytë

Master Profesional Siguria Kibernetike dhe Informacionit

Një program me orientim të fortë praktik në fushën e sigurisë kibernetike dhe informacionit, i fokusuar në skenarë realë, zgjidhjen e situatave konkrete dhe përgatitjen profesionale për institucionet dhe kompanitë.

60 ECTS
1 Vit Studimi
MP Master Profesional
Programi

Siguria Kibernetike dhe Informacionit

Masteri Profesional në Siguri Kibernetike dhe Informacioni është një program me rëndësi dhe dobi për tregun e punës në sektorin e teknologjive të informacionit, në një botë ku rreziqet digjitale po rriten me ritme të shpejta. Programi ka orientim të fortë drejt aspektit praktik dhe përqendrohet në skenarë realë që lidhen me njohuritë dhe zgjidhjen e situatave konkrete përsa i përket sigurisë kibernetike dhe informacionit në institucione e kompani të ndryshme. Të diplomuarit pas përfundimit të këtij programi masteri mund të punësohen si analistë sigurie kibernetike, ekspertë të sigurisë në fushën e teknologjive të informacionit, specialistë sigurie, administratorë të rrjeteve kompjuterike si edhe konsulentë për këtë fushë në institucione publike e jo publike apo biznese.

Kurrikula

Plani i Studimit

Master Profesional

Siguria Kibernetike & Informacionit

Program njëvjeçar me 60 ECTS, i orientuar drejt sigurisë kibernetike, sigurisë së informacionit, sistemeve, aplikacioneve dhe rrjeteve kompjuterike.

Nr Lënda ECTS – European Credit Transfer System
1 Hakerimi Etik dhe Testi i Ndërhyrjeve në Rrjet 6
2 Menaxhimi i Bazave të Dhënave të Sigurta 6
3 Siguria e Sistemeve dhe Aplikacioneve 6
4 Siguria e Informacioneve dhe Siguria Kibernetike në Organizatë 6
5 Bazat e Teknologjisë së Informacionit 6
6 Themelimi e Menaxhimi i Sigurisë Kibernetike 5
7 Menaxhimi dhe Siguria e Rrjeteve Kompjuterike 6
8 Ligji i Sigurisë Kibernetike, Pajtueshmëria dhe Etika 5
9 Praktikë e Zhvillim Karriere 6
10 Teza e Masterit/Provim i Përgjithshëm 8
TOTALI 60
Informacion

Kriteret dhe Procedurat

01. Kriteret e Pranimit

Njësia bazë (Departamenti) përkatëse e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, si dhe kriteret e pranimit që miratohen nga njësia kryesore (Fakulteti).

Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë (Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore (Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë program studimi.

Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian:

  • Anglisht
  • Frëngjisht
  • Gjermanisht
  • Italisht
  • Spanjisht

Niveli i kërkuar është B1. Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.

Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.

02. Procedurat e Regjistrimit

Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:

  • Kopjen e dokumentit të identifikimit;
  • Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
  • Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
  • Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim.
  • Dy fotografi personale.

Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).

60 ECTS gjithsej
10 Lëndë në planin e studimit
B1 Niveli i gjuhës së huaj sipas kriterit të përcaktuar
Fakulteti i Teknologjisë së Informacionit dhe Inovacionit – Programi Master Profesional në Siguri Kibernetike dhe Informacioni përqendrohet në formimin profesional në fushën e sigurisë kibernetike, sigurisë së informacionit, sistemeve, aplikacioneve dhe rrjeteve kompjuterike.