Master i Shkencave Siguri Kibernetike dhe Inteligjencë Artificiale
Program i avancuar që ndërthur sigurinë kibernetike me inteligjencën artificiale, duke përgatitur studentët me njohuri teorike dhe praktike në mësimin e makinave, automatizimin e proceseve të sigurisë së informacionit dhe studimin e thelluar të sigurisë kibernetike.
Siguri Kibernetike dhe Inteligjencë Artificiale
Masteri i Shkencave në Siguri Kibernetike dhe Inteligjencë Artificiale përfaqëson një nga programet më të përparuara në lidhje me dy nga aspektet e sotme më të rëndësishme në botën e teknologjive të informacionit.
Programi përgatit studentë me njohuritë e duhura teorike e praktike të cilët mund të punësohen në fusha të tilla që lidhen me mësuarin e makinave, automatizimin e proceseve të sigurisë së informacionit, inteligjencën artificiale dhe studimin e thelluar të sigurisë kibernetike.
Plani i Studimit
Siguri Kibernetike & Inteligjencë Artificiale
Program dyvjeçar me 120 ECTS, i fokusuar në inteligjencën artificiale, mësimin e makinave, programimin, kriptografinë, sigurinë e rrjeteve dhe sigurinë e informacionit.
| Nr | Lënda | ECTS – European Credit Transfer System |
|---|---|---|
| 1 | Etika dhe Teknologjia | 6 |
| 2 | Metoda Numerike në Shkencat Kompjuterike | 6 |
| 3 | Hakerimi Etik dhe Testi i Ndërhyrjeve në Rrjet | 6 |
| 4 | Program i Avancuar në Python | 6 |
| 5 | Sistemet e Operimit | 6 |
| 6 | Bazat e Inteligjencës Artificiale | 6 |
| 7 | Metodat Statistikore për Inteligjencën Artificiale | 6 |
| 8 | Dizenjimi i Bazës së të Dhënave | 6 |
| 9 | Sistemet e të Mësuarit të Makinave (Machine Learning) | 6 |
| 10 | Kriptografia e Siguria e Rrjetit | 6 |
| TOTALI PËR VITIN E I-rë | 60 | |
| Nr | Lënda | ECTS – European Credit Transfer System |
|---|---|---|
| 1 | Përpunimi i Gjuhës Natyrore (NLP) | 6 |
| 2 | Metoda Kërkimi të Avancuara në Shkencën Kompjuterike | 6 |
| 3 | Bazat e Sistemeve të Sigurisë së Informacionit/Ligji i Sigurisë Kibernetike, Pajtueshmëria dhe Etika | 6 |
| 4 | Siguria Kibernetike dhe Informacionit në Organizatë | 6 |
| 5 | Menaxhimi dhe Siguria e Rrjeteve Kompjuterike | 6 |
| 6 | Praktikë dhe Zhvillim Karriere | 12 |
| 7 | Teza e Masterit | 18 |
| TOTALI PËR VITIN E II-të | 60 | |
Kriteret dhe Procedurat
01. Kriteret e Pranimit
Njësia bazë (Departamenti) përkatëse e Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit e Inovacionit të Universitetit Luarasi që mbulon këtë program studimi, për çdo vit akademik, në përputhje me kapacitetet akademike dhe infrastrukturore, propozon numrin e studentëve, si dhe kriteret e pranimit që miratohen nga njësia kryesore (Fakulteti).
Përzgjedhja e studentëve fitues bëhet nga njësia bazë (Departamenti) dhe miratohet nga drejtuesi i njësisë kryesore (Fakultetit), në bazë të kritereve të përcaktuara për pranimin në këtë program studimi.
Kriter specifik pranimi në një program studimi të ciklit të dytë "Master i shkencave" është njohja nga kandidati e një prej pesë gjuhëve të huaja të Bashkimit Evropian në nivelin B1:
- Anglisht
- Frëngjisht
- Gjermanisht
- Italisht
- Spanjisht
Nëse individi ka fituar një diplomë të një programi studimi të kryer në një nga këto gjuhë, diploma e fituar shërben si dëshmi për plotësimin e këtij kriteri.
Kriteret e pranimit për përzgjedhjen e kandidatëve shpallen publikisht dhe vihen në dispozicion të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).
Kreditet e përfituara në programin e studimit të ciklit të dytë "Master profesional", njihen me qëllim transferimin e tyre në programet e studimit "Master i shkencave", sipas përcaktimeve të rregullores dhe legjislacionit në fuqi.
02. Procedurat e Regjistrimit
Dokumentet e kërkuara për regjistrim në Ciklin e Dytë të Studimeve Master Profesional, Master i Shkencave/Master i Arteve:
- Kopjen e dokumentit të identifikimit;
- Diplomën dhe listën e notave/Suplementin e diplomës, ose kopje të saj të njehsuar me origjinalin, të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar në Republikën e Shqipërisë.
- Diplomë të Ciklit të Parë të Studimeve (BA) të përfunduar jashtë vendit, të shoqëruar me kopje të diplomës të njehsuar me origjinalin, ose, në mungesë të saj, të një dokumenti tjetër zyrtar mbi bazën e të cilit është kryer njohja dhe njehsimi në Republikën e Shqipërisë, të lëshuar në vendin ku ka kryer studimet, që i lejon regjistrimin dhe vazhdimin e studimeve të ciklit të dytë.
- Kandidatët që nuk e kanë përfunduar procesin e njohjes dhe njehsimit të diplomës, paraqesin vërtetimin që kanë aplikuar pranë QSHA për njohje dhe njehsim.
- Dy fotografi personale.
Lista e studentëve të regjistruar, në fillim të vitit akademik, i dërgohet Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA).