Liçensim: Urdhër Ministri Nr. 483, datë 12.10.2012
Në proçesë akreditimi – Kohëzgjatja: 3 vite akademike 180 ECTS
Përse duhet të regjistroheni tek ky program studimi?
Ky program studimi i përgjigjet kërkesave të kartës se Bolonjës, zhvillimeve bashkëkohore te shkencave ekonomike dhe debatit profesional e akademik në fushën e ekonomiks-it.
Ky program studimi i aftëson studentët jo vetëm për të zgjeruar njohuritë në drejtime specifike të specialiteteve si akademikë dhe kërkues në fushën e teorive dhe politikave ekonomike, por edhe për të punuar si punonjës të administratës publike apo biznesit, drejtues të zyrave dhe departamenteve të burimeve njerëzore, zyrave të rekrutimit te personelit, ekspertë të motivimit dhe karrierës, drejtues institucionesh jo-publike, biznesesh, OJF, etj.
Kujt i drejtohet ky program studimi?
Ky program studimi u drejtohet:
- studentëve që dëshirojnë të përgatiten si ekspertë qe zotërojnë njohuritë themelore dhe bashkëkohore të shkencave të drejtimit dhe administrimit, politikave ekonomike dhe strategjive të zhvillimit ekonomiko-social, ndërtimit dhe funksionimit të administratës publike, etj,
- studentëve që dëshirojnë të përgatiten si specialistë të aftë për vazhdimin e studimeve të mëtejshme në sferën e zhvillimit ekonomik dhe financiar;
- personave që kanë mbaruar një program studimi dhe që dëshirojnë të përfitojnë njohuri në fushën e ekonomiks-it.
Çfarë përmban ky program studimi?
Programi Bachelor në ”Ekonomiks” synon pajisjen e studenteve me njohuri të avancuara në fushën e teorive dhe politikave ekonomike e financiare dhe përvetësimin nga ana e tyre të njohurive themelore të shkencave ekonomike, teorive dhe doktrinave ekonomike, si dhe debateve bashkëkohore në zhvillimet ekonomiko-financiare,etj.
Kurrikula dhe programet ofrojnë disiplina si Politikat ekonomike, financiare dhe monetare, Manaxhim biznesi, Paraja, bankat & tregjet financiare, Ekonomiksi i sektorit publik, Bazat e Marketingut & Menaxhimi i marketingut të cilat zhvillojnë studentin si nga aspekti teorik ashtu dhe nga ai praktik.
VITI I PARE
Nr. | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi i veprimtar | Kreditet | Semestri |
1 | Mikroekonomi | A | 5 | I |
2 | Matematikë 1 | A | 5 | I |
3 | Histori e ekonomisë&mendimiekonomik | A | 6 | I |
4 | Manaxhimbiznesi | B | 6 | I |
5 | Shkrimakademik / Hartimdhemenaxhimprojektesh | D | 6 | I |
6 | Anglisht | E | 3 | I |
7 | Makroekonomi | A | 5 | II |
8 | Bazat e financës | B | 6 | II |
9 | Bazat e kontabilitetit | B | 6 | II |
10 | Demografi | A | 4 | II |
11 | Matematikë 2 | A | 5 | II |
12 | Anglisht | E | 3 | II |
GJITHSEJ VITI PARE | 60 |
VITI I DYTE
Nr. | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi i veprimtar | Kreditet | Semestri |
1 | Bazat e Marketingut | B | 6 | III |
2 | Ekonomiksi I sektoritpublik | B | 6 | III |
3 | Bazat e statistikes | A | 6 | III |
4. | Mikroekonomia 2 | B | 6 | III |
5. | Informatikë | E | 6 | III |
6. | Bazat e tëdrejtës | B | 6 | IV |
7. | Parajadhebankat | B | 6 | IV |
8. | Makroekonomia 2. | B | 6 | IV |
9. | PolitikatEkonomike | B | 6 | IV |
10. | Menaxhimiimarketingut | B | 6 | IV |
GJITHSEJ VITI DYTE | 60 |
VITI I TRETE
Nr | Disiplina apo titulli i veprimtarisë | Tipi iveprimtar | Kreditet | Semestri |
1 | Tregjetfinanciare | B | 6 | V |
2 | Biznesindërkombëtar | C | 6 | V |
3 | E drejta administrative | B | 6 | V |
4 | Politikatpublike | B | 6 | V |
5 | Politikatfinanciaredhemonetare | B | 6 | V |
6 | Hyrje ne Ekonometri | B | 6 | VI |
7 | Financatndërkombëtare | C | 6 | VI |
8 | Ekonomia e punës/ Zhvillimi I qëndrueshëm, teori&praktika | D | 5 | VI |
9 | Seminar special mbiekonomineShqiptaredhe ate boterore | C | 4 | VI |
10 | Praktikëprofesionale | E | 3 | VI |
11 | PunimiiDiplomës | F | 6 | VI |
GJITHSEJ VITI TRETE | 60 |