Ftesë për shkrime në revistën Mendimi pranë Universitetit Luarasi
Shqipëri
26.01.2015
Universiteti Luarasi shpall ftesën për botime artikujsh shkencorë në revistën kombëtare Mendimi Qëllimi i botimit të kësaj reviste është publikimi i artikujve shkencorë në fushat juridik dhe ekonomik, të cilët sjellin ide inovative në spektrin akademik dhe profesional. Këta artikuj duhet të përmbushin kriteret akademike të vendosura nga bordi shkencor i kësaj reviste të cilat pasqyrohen më poshtë. Artikujt do të strukturohen në bazë të rubrikave të përcaktuara nga bordi shkencor i Universitetit dhe do të vlerësohen nga reçensues anonim, të cilët do të jenë ekspert të fushës përkatëse. Ftohen të gjithë përfaqësuesit e shoqërisë civile, studentët që ndjekin studimet master ose i kanë përfunduar ato, studentët që ndjekin studimet doktorale, profesorë të universiteve kombëtare dhe nëdrkombëtare të paraqesin idetë e tyre në tematikat përkatëse.
Punimet e pranuara do të botohen në Revistën Kombëtare Shkencore Mendimi të Universitetit Luarasi, me ISSN:
2311-0961.
Fusha të punimeve në revisten shkencore për Fakultetin Juridik
1.Kushtetuese-Reforma në gjyqësor-Roli i Presidentit dhe llojet e zgjedhjes së tij-KLD dhe strukturimi i saj- Prokuroria si institucion i panvarur brenda gjyqësorit
2.E Drejtë Private Biznezi
3.E Drejtë Penale
4.Filozofi e së drejtës- Mendim analitik në fushën e së drejtës
5.Rubrikë për Studentët
Fusha të punimeve në revisten shkencore për Fakultetin Ekonomik
1.Ekonomia e zhvillimit
2.Financat dhe sektori financiar
3.Zhvillimi ekonomik rajonal dhe globalizimi
4.Marketingu dhe promocioni
5.Rubrikë për Studentët