SHLUJ “Luarasi” në bashkëpunim me organizatën “Albanian Socio Economic Think Tank”, në datat 28 Shkurt dhe 1 Mars 2015, organizuan trajnimin me temë: “Entrepreneurship and Management Skills.”
Ti mund të jesh një anije që ka nevojë të mbushet me dituri dhe urtësi!
Mendja çdo ditë gjeneron ide, të cilat mezi pret t’i bësh realitet. Nuk pret që kompania të ndërtojë strategji për të bërë realitet idetë e tua. Kjo mund të ndodhë në çdo nivel dhe frekuencë të situatës tende.
Nevoja për profesionistë të trajnuar dhe me përvojë është bërë e rëndësishme në ekonominë e sotme. Si rezultat, trajnimi i vazhdueshëm dhe testimi drejt zhvillimit profesional që plotëson dhe përputhet me tendencat e tregut dhe kushtet përmes partneriteteve të rekrutimit, do të sigurojë kapital të konsiderueshëm njerëzor për tregun e punës.
Sipërmarrja si kompetencë kyçe përfshin krijueshmërinë, inovacionin, dhe marrjen e riskut si dhe aftësinë për të planifikuar dhe menaxhuar projekte me qëllim arritjen e objektivave.
Ajo përcaktohet si “aftësia e individit për të kthyer idetë në veprime konkrete.” Menaxhimi efektiv është në thelbin e një sipërmarrje/institucioni apo organizate moderne dhe efikase si një element dominues në suksesin e një biznesi. Menaxhimi i sipërmarrjes është një mënyrë në të cilën njerëzit në organizatë mendojnë, vlerësojnë dhe krijojnë të ardhmen e saj.
Edukimi për sipërmarrjen sipas Forumit Ekonomik Botëror përfshin tre komponentë:
Zhvillimin personal (besimin, motivimin e progresit, forcën e mendimit dhe sipërmarrjes, dëshirën për të inspiruar dhe arritur);
Zhvillimin e biznesit (njohuritë dhe aftësitë teknike, financiare për vetëpunësim, punësim si dhe në sipërmarrje që mund të drejtojnë vetëpunësimin);
Zhvillimin e aftësive sipërmarrëse (trajnime për aftësitë sociale, networking, zgjidhje krijuese të problemeve, kërkim mundësish, shitje, intervista, prezantim, bashkëpunim me biznesin, etj);
Pjesemarrësit në ditën e parë fituan njohuritë e nevojshme mbi disiplinën e sipërmarjes, inovacionit dhe aftësive menaxheriale nga pedagogia Armira Lazaj. Ditën e dytë, nëpërmjet një konkursi, pjesmarrësit shpalosën idetë e tyre. Anëtarët e grupit fitues për idene më të mirë gjatë workshop-it fituan një intership 2 javor pranë Hysenbelliu Group.
Temat e konkursit në fazën e parë ishin: Sipërmarrës vs Manaxher (ku secili grup duhej të mbronte me argumente avantazhet e temes së tyre); Femër vs Mashkull; Arsimim vs Punësim. Pjesëmarresit ngritën një biznes hipotetik brënda 24 orëve. Përzgjedhja e grupeve që shkuan në finale u bë nga vetë pjesemarresit, ndërsa grupet finaliste konkuruan të gjithë me të njëjtën temë: Përdorimi i fotografisë & ngjyrave në biznes! (logo, marka, etiketimi, etj.). Vlerësimi për përzgjedhjen e grupit fitues u realizua nga një juri e perberë prej 3 anëtarësh: Zv/Rektori i SHLUJ “Luarasi” PhD Altin Hoti, pedagogia Msc Armira Lazaj dhe përfaqësuesi i Fondacionit Për Liri Ekonomike Msc Viktor Mërkuri.
U formuan 6 grupe, prej të cilave 3 shkuan në finale.
Nr. i pjesëmarrësve = 30
Aplikuan: Studentë & të rinj të interesuar të moshës 18-35 vjeç (Fakulteti Ekonomisë, Drejtesisë, Shkenca Sociale – nivel Bachelor, Master dhe të diplomuar, nga Universitete Publike dhe Jopublike). Aplikimet u kryen online për një periudhë dy javore.
Në përfundim të gjithë pjesëmarrësit u pajisën me certifikatë.