‘Luarasi’, zgjedhje e zgjuar për një rrugëtim të sigurt

‘Luarasi’, zgjedhje e zgjuar për një rrugëtim të sigurt

ARTIKULL I PROF. ASOC. DR. REZANA KONOMI NË GAZETËN PANORAMA 02.10.2015

Zgjedhja e një universiteti të mirë, që ofron mundësi studimi me programe bashkëkohore e pedagogë të shquar që të sigurojnë në të  nesërmen një vend pune…. Kjo i mundon këto ditë të rinjtë që hyjnë për herë të parë në auditorët e fakulteteve. Universiteti “Luarasi” është përgjigja që ata kërkojnë. Prof. as. dr. Rezana Konomi, që jep aktualisht mësim, sjell një panoramë të gjerë të asaj çfarë ofrojnë degët Drejtësi dhe Ekonomi në këtë universitet dhe çfarë i pret studentët në përfundim të ciklit Bachelor apo Master.

Statistikat kanë treguar se rreth 90% e tyre janë punësuar menjëherë pas përfundimit të studimeve, ndërsa të tjerë e kanë mbushur rrugën e dijes me specializime të mëtejme në Universitetin Cambridge të Londrës, La Sapienza në Romë, Utrecht, apo Paris 1. Studentët e “Luarasit”, edhe këtë vit janë të vetmit që fitojnë bursa të Magjistraturës.

Pas dhjetë ditësh, “Luarasi” hap dyert për studentët. Për ata që janë në dilemë, mund të bëni një pasqyrë të këtij universiteti?

“Luarasi” ishte i pari që nisi rrugën në fushën akademike si universitet jopublik për të krijuar shembullin, modelin, për të vendosur më tej standardet në fushën e arsimit të lartë. Universiteti “Luarasi”, me një emër të spikatur në fushën e jurisprudencës, hap dyert dhe mundësitë për gjithë maturantët që kërkojnë më shumë, që kanë aspirata dhe ambicie për të qenë elitë dhe për të sfiduar në tregun e punës armatën paralele që përfundojnë studimet në Universitetin publik.

“Luarasi” ka nxjerrë shumë breza studentësh, sot janë kolegë të suksesshëm të punësuar në fushën e drejtësisë apo në administratë, dhe për këdo prej tyre ka qenë dhe është i nderuar fakti që kanë përfunduar studimet në Universitetin “Luarasi”. Themeluesi i kësaj nisme, me guxim dhe iniciativë shihte përtej së tashmes. Vizioni i tij
për të ardhmen ishte largpamës, duke dhënë një alternativë tjetër studimi, shumë konkurruese.

Shumë shpejt ky auditor do të spikaste jo vetëm për prurjet më të mira dhe cilësore të studentëve, por sidomos për lektorët, pedagogët dhe të gjitha personalitetet më të shquara të Drejtë- sisë, të cilët kanë kontribuar dhe vijojnë të jenë pjesë thelbësore e mësimdhënies pranë këtij Universiteti. Mes traditës të së shkuarës dhe sfidave të së sotmes, Universiteti “Luarasi” ka ditur të ruajë dhe forcojë profilin e tij publik ne fushën e arsimit dhe, pa dyshim, sot është zgjedhja më e zgjuar për një të ardhme të sigurt në tregun e punës. Shumë dallëndyshe të tjera pasuan fluturimin e Universitetit “Luarasi”, por ajo e para paralajmëron pranverën dhe kështu ndodhi.

“Luarasi” ndër vite ka ditur dhe ka mundur të jetë më i miri, më konkurruesi dhe më profesionali në fushën e arsimit. Madje tashmë është rritur, është zgjeruar dhe sot ofron studime edhe në fushën e Ekonomisë në programet e ciklit të parë dhe të dytë. Duke ndjekur traditën e Fakultetit të Drejtësisë, edhe Fakulteti Ekonomik po ecën në
rrugën e duhur, nën shembullin e mirë. Dhe sot në stafin akademik të tij gjen emra dhe personalitete të shquara të fushës.

Bota akademike evoluon vit pas viti. Ka ditur “Luarasi” t’u
përshtatet këtyre ndryshimeve?

“Luarasi” punon me ritmin e së ardhmes dhe për këtë arsye gjithmonë u ka paraprirë ndryshimeve, duke i orientuar programet e studimit sipas kërkesave të kohës. Por, sidomos, për të qenë të përqasur me ato europiane, me qëllim që studenteve t’u lehtësohet mobiliteti dhe vazhdimi i studimeve në çdo vend tjetër europian. Universiteti “Luarasi” ka privilegjin që të krenohet me të shkuarën dhe të jetë kërkues dhe sfidues për të tashmen dhe të ardhmen. Me traditën tashmë të konsoliduar, “Luarasi” mund të bëjë bilancin e arritjeve dhe pa modesti, i ka të gjitha të drejtat të ndihet krenar për gjithçka, por sidomos për studentët që ka përgatitur, të cilët kanë spikatur kudo ku janë punësuar, duke e lartësuar emrin e Universitetit.

Ju keni një rrjet që ruan marrëdhëniet me ata që dalin nga këto
dyer… Çfarë përvoje ofrojnë ata?

Studentët që kanë dalë nga ky auditor çdo vit kanë konkurruar dhe janë të vetmit që kanë fituar të drejtën për të vazhduar në Shkollën e Magjistraturës, madje edhe këtë vit akademik. Dhe ky nuk është një fakt i ri, as i panjohur. Gjithashtu, studentët e “Luarasit” kanë konkurruar dhe kanë vazhduar studimet në universitet më cilësore europiane, si New Utrecht, Paris 1, Cambridge-Londër, La Sapienza- Romë. Statistikat që disponojnë janë tregues i qartë i suksesit dhe cilësisë, pasi 90% e tyre janë të punësuar menjëherë pas përfundimit të studimeve në të gjitha strukturat shtetërore, të sistemit të Drejtësisë apo të administratës publike.

Universiteti “Luarasi”, që në krye të herës ka ditur të ofrojë krahas mësimdhënies edhe një veprimtari të mirëfilltë shkencore-kërkimore, jo vetëm të stafit akademik, por sidomos duke afruar studentët për të cilët është shumë e rëndë- sishme të mësuarit e punës në grup, apo në mënyrë të pavarur, për t’u ofruar siguri dhe vetëbesim për të qenë të aftë të përballen me sfidat e kohës menjëherë pas viteve të shkollimit. Tradita e çmuar e Universitetit “Luarasi” ka qenë dhe vijon të jetë një pikë referimi për çdo student, i cili projekton një të ardhme të sigurt.

Rrjeti ALUMNI është krenaria jonë, ku ne shohim se si dhe sa jemi rritur dhe sa kemi ditur të jemi konkurrues dhe sfidues në këtë treg, që për hir të së vërtetës është ende i deformuar, dhe praktikisht pa rregulla të përcaktuara loje. Kjo nuk e ka penguar aspak Universitetin “Luarasi” të jetë më miri, më i kërkuari, jo vetëm nga studentë të cilët duan të jenë pjesë e auditorëve tanë, por më e rëndësishmja, më i kërkuari nga tregu i punës.

Pse “Luarasi” duhet të zgjidhet si rruga e vetme e sigurt drejt së ardhmes? Çfarë e dallon atë nga institucionet e tjera të së njëjtës fushë?

Ka shumë përgjigje për këtë pyetje, por ajo që është më e rëndësishmja, është formësimi i një profili të lartë profesional, si juristë dhe ekonomistë dhe, pa dyshim, një mundësi e mirë për t’u orientuar drejt tregut të punës. Faktet janë kuptimplota dhe mjafton të shohësh pas për të kuptuar çfarë ka ofruar një diplomë e fituar në auditorët e Universitetit “Luarasi”. Në tregun e punës studentët e “Luarasit” kanë qenë dhe janë më të kërkuarit, sepse politikat që ndjek universiteti janë promovimi i vlerave të gjithsecilit. Stimulimi dhe motivimi për ecjen përpara, kërkimi dhe gjetja e vetvetes sipas aftësisë individuale.

Nëpërmjet njësisë së Këshillimit të Karrierës sigurohet një orientim sa më i drejtë, si gjatë viteve të shkollimit, ashtu dhe orientimi me kërkesat e tregut, pas përfundimit të studimeve. Infrastruktura moderne, me auditorë, laboratorë, bibliotekë të pasur dhe ambiente të tjera shërbimesh, në funksion të gjallërimit të jetës studentore, nxitin interaktivitetin midis gjeneratave, apo studentëve dhe stafit akademik. Në politikat e promovimit të modelit më të mirë, Universiteti ka ftuar në auditorë personalitete të suksesshme, pedagogë, profesorë, politikanë e biznesmenë, të cilët kanë frymëzuar dhe hapur vizione të reja.

Që kur Universiteti “Luarasi” nisi rrugëtimin e tij para 11 vjetëve, e nisi me filozofinë për të qenë një institucion elitar dhe këtë pikësynim ka ditur ta zhvillojë më tej për të qenë i tillë në mendim dhe në veprim, në përzgjedhje të studentëve dhe stafit akademik, duke vendosur standarde të krahasueshme me institucione homologe të vendeve europiane. Të gjithë të rinjve, të cilët do të zgjedhin këtë auditor, do t’u ofrohet sipas aftësive dhe mundësia e zhvillimit të një kursi në universitetet evropiane, sipas projektit që universiteti ka me programin Erasmus +.

Cila është pika e fortë e këtij universiteti?

Kryqëzimi i dijeve teorike me ato praktike është i realizueshëm për të gjithë të rinjtë, për faktin se kjo njësi universitare mbështetet nga një grup i suksesshëm biznesi. Kjo e bën të dallueshëm dhe shumë të kërkuar këtë universitet, pasi të rinjtë që do të ndjekin studimet te “Luarasi”, kanë të gjitha mundësitë që dijet teorike dhe formimin profesional t’i praktikojnë pranë departamenteve të ndryshme të këtij grupi biznesi gjatë gjithë viteve të shkollimit, por gjithashtu ta vlerësojnë dhe si mundësi punësimi menjëherë pas viteve të studimit.

Natyrisht që mësimdhënia cilësore mbetet prioritet parësor i gjithë stafit akademik, ndërkohë që një pjesë e rëndësishme në funksion të saj është dhe botimi i revistës shkencore “Mendimi”, e cila është një instrument i domosdoshëm për të siguruar njohjen ndërkombëtare, por është dhe një tribunë e hapur për këdo qe ka ambicie në fushën e kërkimit shkencor, sidomos të rinjtë studentë që aspirojnë të ndjekin fushën akademike. Një tjetër mundë- si e shkëlqyer u ofrohet të rinjve që do të zgjedhin të studiojnë te “Luarasi” në programin e shkollave verore në Austri, nëpërmjet Forumit Rinor Austriak “Alpbach” apo mundësia e përfitimit të bursave nga projekti “Work and Travel in USA”.

Nuk janë vetëm këto arsyet pse të rinjtë duhet të drejtohen tek Universiteti “Luarasi”, si mundësia më e mirë për më të mirët. Të tjerat… do t’i zbulojnë vetë dhe, sikurse të gjitha gjeneratat e viteve të shkuara, do të bëhen mesazhuesit më të mirë për të zgjedhur cilësinë më të lartë.

*PROF. ASOC. DR. REZANA KONOMI

‘Luarasi’, zgjedhje e zgjuar për një rrugëtim të sigurt | Gazeta Panorama ONLINE

http://www.panorama.com.al/luarasi-zgjedhje-e-zgjuar-per-nje-rrugetim-te-sigurt/