“Masteri shkencor te ‘Luarasi’, një histori suksesi”
Vetëm pak ditë kanë mbetur nga mbyllja e regjistrimeve në ciklin e dytë të studimeve master. “Luarasi”, universiteti i parë privat në vend, me profilin e tij elitar paraqet ofertën në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri.
Për të gjithë ata, që janë të dyzuar në zgjedhjen e universitetit apo edhe profilit të masterit shkencor, rektorja e Luarasit”, Nevila Xhindi, ofron një tablo më të qartë, duke i orientuar drejt zgjidhjes së dilemës. Një gjë është e sigurt: çdo program që harton fakulteti apo gjithë veprimtaria e studentëve brenda auditorëve, por edhe jashtë tyre, i përshtatet më së miri asaj çfarë kërkon tregu i punës.
Baza është krijuar, puna e vetme mbetet vetëm përmirësimi I vazhdueshëm i cilësisë në profilet e masterit shkencor të Drejtësisë dhe Ekonomisë.
Universiteti pret ende studentë të rinj. Përse ata duhet t’i besojnë “Luarasit”?
Me përvojën 12-vjeçare, universiteti “Luarasi” ka krijuar profilin e qartë të një institucioni elitar në mësimdhënie në fushën e Drejtësisë dhe prej 3 vitesh, edhe në atë të Ekonomisë. Zgjerimi në kuadër të implementimit të një plani zhvillimi institucional 2013-2017, drejt ofrimit të programeve të studimit edhe në fusha të tjera, ka konturuar fushat prioritare të aktivitetit akademik dhe shkencor të universitetit. Këto dy fusha studimi, Drejtësia dhe Ekonomia, mbeten përfundimisht kolanat bazë të aktivitetit edhe në perspektivën afatgjatë, duke pasur si objektiv parësor tashmë përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë në këto programe dhe ofrimin e programeve të reja të specializuara të përbashkëta apo interdisiplinare brenda këtyre fushave të studimit, në bashkëpunim edhe me institucione të tjera të arsimit të lartë shqiptar dhe të huaj. Universiteti “Luarasi” në vazhdimësi do të ofrojë edhe programe të ndryshme studimi të formimit të vazhduar. Këtu përfitojmë nga rasti të kemi trajnime, kurse të ndryshme, konferenca, seminare diskutime në bashkëpunime që institucionet qeveritare, NGOtë e deri tek institucionet ndërkombëtare, duke marrë në konsideratë interesat e studentëve dhe atyre që janë diplomuar në “Luaras”. Këto aktivitete shërbejnë në thellimin e njohurive në fushat përkatëse edhe njohjen me zhvillimet e fundit në botë.
Ku janë bazuar programet e hartuara për brezin e ri të ekspertëve që nxjerr ky universitet?
Programet e studimit që ofron universiteti “Luarasi” janë në përputhje të plotë me zhvillimin institucional të tij. Studentëve u ofrohet një informacion i hollësishëm lidhur me programet e studimit, përfshirë dhe informacionin mbi cilësinë dhe diplomat që lëshohen në përfundim të studimeve. Ky informacion është lehtësisht i aksesueshëm nga të gjithë të interesuarit. Dua të theksoj që universiteti “Luarasi” nuk ka filiale të tij në qytete të tjera të vendit, programet e ofruara janë të hartuara bazuar mbi politikat e tregut të punës, në përshtatshmëri të tregut kombëtar dhe rajonal. Në përgatitjen e programeve ekzistuese të studimit, institucioni i ka kushtuar një vëmendje të jashtëzakonshme masterit të shkencave. Ne ofrojmë master shkencor për “Drejtësi”, në “E drejtë civile dhe tregtare”, “E drejtë penale”, “E drejtë publike dhe administrative”, si dhe master shkencor në Fakultetin Ekonomik, që janë “Bankat dhe tregjet financiare” dhe “Menaxhimi ekzekutiv”.
Mund të jepni informacion më të thelluar mbi profilet që sapo përmendët?
Studimet e ciklit të dytë në fushat e drejtësisë kanë si objektiv të pajisin studentët me njohuri të thelluara teorike dhe praktikë, si dhe avancim në kërkimin shkencor. Qëllimi ynë si universitet është të formojmë ekspertë dhe specialistë cilësorë, si në aspektin teorik dhe aftësitë aplikative në fushën e të drejtës civile dhe tregtare, të drejtën penale dhe atë publike administrative; pajisja me njohuritë themelore, njohje e thelluar e debateve dhe praktikave bashkëkohore ndërkombëtare, si dhe eksperiencës shqiptare. Në fund, studentët të cilët përfundojnë me sukses masterin shkencor, duhet të kenë të gjitha mundësitë për të vazhduar ciklin e tretë të studimeve. Ndërsa në dy profilet e masterit në fushën e ekonomisë, synojmë përvetësimin e njohurive themelore të shkencave të drejtimit dhe administrimit të bizneseve në nivel lokal, rajonal, ndërkombëtar, si dhe përgatitjen në fushën e financave publike, hartimit, analizës dhe menaxhimit të buxhetit, menaxhimit të bankave, sigurimeve dhe tregjeve financiare, qeverisjen e korporatave e shumë të tjera. E veçanta e asaj çka ne ofrojmë është pa diskutim stafi elitar, zhvillimi i leksioneve dhe seminareve, duke kombinuar njohuritë e sintetizuara të eksperiencës në këto fusha me njohuritë e reja dhe debatin bashkëkohor; zhvillimi i aftësive kërkuese e hulumtuese te studentë; pajisja e studentëve me njohuri të avancuara në të gjitha fushat.
Në tregun e arsimit publik e privat e gjithë vëmendja është përqendruar tek akreditimi. Po universiteti “Luarasi” si rankohet?
Të gjitha programet e studimit që ofrojmë, janë të akredituara. “Luarasi” vepron në tregun e arsimit të lartë si një aktor legjitim, që respekton rigorozikisht rregullat e konkurrencës së ndershme, është një institucion që ndjek me interes zhvillimet rajonale në fushën ekonomike dhe juridike, duke konsideruar dhe faktin se ky subject përbën pjesë të angazhimit të përdorshëm të personelit tone akademik, në të dyja fakultetet. “Luarasi” ka krijuar tashmë fizionominë e një aktori të rëndësishëm cilësor në tregun e arsimit të lartë në Shqipëri. Aktiviteti i mësimdhënies dhe kërkimit shkencor ka shërbyer në krijimin e një trashëgimie të patjetërsueshme dhe me vlera, si në planin akademik, ashtu dhe në atë shkencor. Produkt i këtij aktiviteti i akumuluar në 12 vite, si kontribut në nivelin institucional apo individual në formën e konferencave, simpoziumeve, kumtesave, botimeve shkencore, është pasqyruar edhe në botime të posaçme të institucionit, që ruhen në bibliotekën e tij, të aksesohen lehtësisht prej të gjithë të interesuarve. Kjo trashëgimi, e cila pasurohet vit pas viti, ka shërbyer si bazë në përpjekjet për përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies, ndaj për të gjitha këto e them me bindje të plotë që një diplomë master te “Luarasi” është garanci profesionale!
Studentët e “Luarasit”, mundësi studimi në Poloni
Universiteti “Luarasi” nëpërmjet zyrës së Zhvillimit të Projekteve ka nënshkruar së fundmi një marrëveshje me universitetin “Lodz”, në Poloni. Falë saj, studentë të universitetit do të zhvillojnë një semester akademik në universitetin e “Lodz” në Poloni, në kuadër të bursave të Erasmus + për mobilitetin e studentëve. Gjatë këtij semestri, student të ciklit të parë dhe të dytë të universitetit do të zhvillojnë lëndët përkatëse në universitetin polak.
Universitetit “Lodz” radhitet si universiteti i katërt, ndër dhjetë shkollat më të mira në Poloni. Të mërkurën, më datë 5 nëntor, auditori “Luarasi” u mbush plot me studentë të interesuar për të zhvilluar një eksperiencë të re akademike. Zyra për Kërkim dhe Zhvillim Projektesh është një strukturë e ngritur brenda “Luarasit”, por njëkohësisht do të bashkëpunojë me një gamë të gjerë partnerësh në nivel rajonal, kombëtar dhe ndërkombëtar.
Gjithashtu, kjo zyrë lehtëson zhvillimin e projekteve në shkencat sociale, shkencat juridike dhe ekonomike, me qëllim përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve dhe studentëve të “Luarasi”-t në projekte për zhvillim kapacitetesh kërkimore shkencore dhe studime të ndryshme të orientuara nga politikëbërja.
Zyra për Zhvillimin e Projekteve lehtëson bashkëpunimin e “Luarasi”-t me institucione partnerë në sferën e arsimit të lartë, shoqërisë civile, sipërmarrjes, si dhe politikëbërjes. Për më tepër, “Luarasi” ka krijuar rrjetin e partnerëve në rajon, duke bashkëpunuar në fusha me interes të përbashkët për zhvillimin e mëtejshëm të arsimit dhe kërkimit shkencor.
http://www.panorama.com.al/masteri-shkencor-te-luarasi-nje-histori-suksesi/