AKTIVITETI I KATËRT I “AMBASSADOR SERIES” ME STUDENTËT E “LUARASIT

AKTIVITETI I KATËRT I “AMBASSADOR SERIES” ME STUDENTËT E “LUARASIT

Më 25 Nëntor 2015 në ambjentet e Ministrisë së Punëve të Jashtme u zhvillua takimi me temë “Përfshirja e Qytetarëve dhe Shoqërisë Civile në Procesin e Vendimmarrjes” ku morrën pjesë gjashtë studentë të shkollës sonë në takim me Ambasadorin zviceran në
Tiranë Sh.T.Z. Christoph Graf.

Tematikat e “Ambassador Series” fokusohen kryesisht në:
– Marrëdhëniet dy-palëshe dhe shumë-palëshe midis Shqipërisë, BE-së dhe shteteve të
tjera.
– Avantazhet dhe sfidat në politikën e jashtme.
– Marrëdhëniet e jashtme të vendit me Rajonin e Ballkanit Perëndimor.
– Analiza SWOT nga vendet e Ballkanit dhe rrugën e tyre për në BE.
– Aftësitë e udhëheqjes dhe mësimet e nxjerra nga perspektiva të Ambasadorëve.

Ky takim pati mjaft interes nga grupet pjesëmarrëse në diskutim dhe hapi rrugën e bashkëpunimeve të mëtejshme ndërmjet institucioneve tona.