Thirrje për abstrakte për Konferencën Ndërkombëtare “Informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik”
SHUJ “Luarasi” në bashkëpunim me Universitetin e Lodz (Qendrës së Taksave) do të organizojë konferencën ndërkombëtare “Informaliteti, taksat dhe zhvillimi ekonomik”, duke sjellë së bashku studiuesit në proceset socio-ekonomike dhe politike të Shqipërisë dhe të rajonit. Fokusi i punimeve duhet të jetë në problemet fiskale dhe çështjet e ndryshme të sistemit tatimor shqiptar.
Konferenca do t’i dedikohet kryesisht temave të informalitetit/ tatimit/ legjislacionit / zhvillimit ekonomik dhe do të ketë pjesëmarrje të gjerë nga lektorë, studiues dhe akademikë shqiptarë që punojnë në universitete dhe qendra kërkimore jashtë vendit në shumë vende të botës.
Tarifa e regjistrimit për punim është 50 Euro.
Afati i dorëzimit të abstrakteve është data 15 shkurt 2016.
Ju lutem dergojeni tek të gjitha kontaktet tuaja të interesuara, si dhe bashkangjitur do të gjeni thirrjen e plotë.