Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi pjesëmarrjen e grupit të studentëve: Alsaed Sinani, Marsid Sedja, Donald Zeqo dhe Gjergji Majko, në Emisionin e RTV SCAN “Përballje” me temë “Futbolli – Sport apo Biznes”.
Të ftuarit e panelit qëndror ishin: Qazim Sejdini, Artan Shyti, Arjan Prodani dhe Andrea Marko, nën drejtimin e moderatorit Franko Egro. Gjatë emisionit të gjithë studentët e Luarasit patën dhe pati debat në lidhje me shumë tematika lidhur me futbollin. Të gjithë të ftuarit iu pergjigjen të gjitha pyetjeve të studentëve.
Gjate emisionit z. Egro mori opinionin e panelit qëndror, ku z. Marko me z. Prodani diskutuan për mundësitë e krijimit të talenteve të reja në klubet e futbollit, ndërsa z. Sejdini me z. Shyti folën për evoluimin e planit ekonomik të skuadrave të futbollit.
Në pjesën e dytë të emisionit fjalën e mori një nga studentët e Luarasit, Marsid Sedja, i cili kërkoi mendimin e z. Sejdini për mundësinë e edukimit publik në lidhje me kontributin e qytetarëve në klubet sportive. Pas tij studenti Gjergji Majko nxitit debatin midis e ekspertëve të panelit në lidhje me sistemin e basteve dhe ndikimin që ka skedina në zhvillimin e rinisë shqiptare. Më pas studenti Alsaed Sinani kërkoi mendimin e ekspertëve në lidhje me frytshmërinë e krijimit të klubeve sportive nëpër institucionet arsimore për evidentimin e talenteve të reja. Në fund studenti Donald Zeqo pyeti se çfarë mund të bëjnë klubet shqiptare për të tërhequr sa më shumë donatorë (investitorë) të huaj dhe vendas.
Në përfundim të këtij emisioni dolën në konkluzionin se futbolli është biznes po aq sa është edhe sport.