“YOUTH ACT ALBANIA” & KARTA RINORE EuROPIANE

“YOUTH ACT ALBANIA” & KARTA RINORE EuROPIANE

Më datë 12 Prill 2016 ora 12:00 – 13:00, Zyra e Studentit dhe Këshillimit të Karrierës organizoi prezantimin e Organizatës Rinore “Youth Act Albania” dhe European Youth Card (EYCA) – Karta Rinore Europiane, me pjesëmarrjen e gjerë të studentëve të SHLUJ “Luarasi”.

Ky prezantim u bë në kuadër të zgjerimit dhe intensifikimit të bashkëpunimeve rinore ndërstudentore dhe jo vetëm, por edhe në zbatim të Strategjisë së Zyrës së Studentit dhe Këshillimit të Karrierës. Youth Act Albania është një organizatë jofitimprurëse, e pavarur, e cila synon të jetë një pikë bashkimi midis Shqipërisë dhe komunietit ndërkombëtar për zhvillimin dhe integrimin e të rinjve shqiptarë me botën e globalizuar. Kjo organizatë udhëhiqet nga idea se të rinjtë janë e ardhmja e një vendi dhe duhet t’i jepet më shumë mundësi për të arritur suksesin në jetën e tyre.

Karta Rinore Europiane është një mjet për fuqizimin e vullnetarizmit rinor në kuadër të anëtarësimit të Youth Act në rrjetin ndërkombëtar europian të EYCA- s – AMSHC. EYCA është themeluar në vitin 1987 me qendër në Bruksel, përfaqëson një rrjet prej 41 organizatash me degë të saj në 38 vende të Europës, me mbi 5 milionë të rinj kartëmbajtës dhe 60,000 kompani që ofrojnë ulje. Organizata anëtare zhvillon Kartën Rinore Europiane dhe i ofron të rinjve vendas dhe jo vendas përfitime në fushat e lëvizshmërisë, shëndetësisë dhe sigurimit të jetës, akomodimit, kulturës si dhe zbritje të vlerës në shërbime dhe produkte. EYCA vepron në partneritet me Komisionin Europian, Këshillin e Europës, Euro Desk dhe European Youth Forum.

Prezantimi u përqëndrua në këto çështje kryesore që do të jenë edhe në fokus të bashkëpunimit të SHLUJ “Luarasi” me Youth Act Albania:

  • Informimi mbi “Youth Act Albania” dhe “Kartës Rinore Europiane”.
  • Vizioni dhe objektivat e projektit.
  • Informacion i dedikuar për të rinjtë për edukim dhe aktivizim.
  • Mundësi internshipi dhe vullnetarizmi.
  • Mundësi bashkëpunimi me organizata të tjera.
  • Mundësi aktivizimi dhe promovimi të talenteve dhe studentëve ekselentë.
  • Pjesëmarrje në projekte, konkurse dhe trajnime mbështetur nga universitetet, kompanite dhe institucione të ndryshme.
  • Ofertat nga bizneset, partnerët dhe mbështetësit.
  • Zbritjet që përfitojnë kartëmbajtësit.

Karta Rinore Europiane (EYCA) është një mjet dhe mundësi shumë e mirë për studentët sepse: krijon mundësi kursimi dhe shumë oferta në Shqipëri e kudo në Europë, krijon mundësi aktivizimi & pjesëmarrje duke u bërë pjesë e një komuniteti rinor aktiv dhe pjesëmarrës në shoqëri, jep informacion për të rinjtë lidhur me aktivitete internship-i dhe trajnime kudo në Europë, studentët tanë  përfitojnë status të njëjtë me studentët dhe të rinjë në Europë duke përfituar të njëjtat oferta, zbritje në tarifa dhe informacione. Ky aktivitet u prezantua në median e shkruar dhe atë vizive.