Eksperienca e transformimit pozitiv të Singaporit, disa leksione për Shqipërine”, Dr. Victor Koh

Eksperienca e transformimit pozitiv të Singaporit, disa leksione për Shqipërine”, Dr. Victor Koh

 

Të dashur Miq dhe Studentë të Luarasit!

Sot, kishim kënaqësinë të prisnim një të ftuar special: Dr. Victor Koh, konsulent i Lartë në fushën e Lidershipit pranë Organizatës Ndërkombëtare të Lidershipit. Gjatë leksionit të hapur me temë: “Eksperienca e transformimit pozitiv të Singaporit. Disa leksione për Shqipërinë” Z. Koh nxiti auditorin të mendonte ndryshe duke i paraqitur tablonë e ekonomisë së Singaporit dhe mënyrën si u ringrit pas Luftës së Dytë Botërore. Dr. Koh theksoi rëndësinë e burimeve të zhvillimit dhe bashkëpunimit të aktorëve si qeveria dhe biznesi të cilët duhet të jenë kooperues, jo armiq. ‘Çdo gjë bazohet në vlera dhe integritet’ -tha Koh. ‘Por thjesht vizioni nuk mjafton, duhet treguar rruga se si vizioni të bëhet realitet.’
Me këtë diskutim të hapur dhe me prezantimin e modelit të një shteti si Singapori me veçoritë e superzhvillimit të tij, Dr. Victor Koh nxiti interes të madh tek auditori dhe premtoi bashkëpunim të mëtejshëm me Luarasin.


Tek Luarasi kemi prioritet bashkëpunime të tilla të çmuara. Leksionet e hapura i drejtohen një auditori të jashtëm dhe të brendshëm të universitetit, prandaj ju lutem të mos hezitoni të na kontaktoni për çdo aktivitet dhe të ndiqni të rejat e faqes sonë të internetit www.luarasi-univ.edu.al 

Ju Mirëpresim!