Forumi Debati Ekonomik me temë: “Qeverisje e Madhe; Qeverisje e Vogël”

Forumi Debati Ekonomik me temë: “Qeverisje e Madhe; Qeverisje e Vogël”

Të dashur kolegë dhe studentë,

U zhvillua sot, në orën 11:00, në ambientet e Kolegjit Universitar Luarasi. Forumi Debati Ekonomik me temë: “Qeverisje e Madhe; Qeverisje e Vogël”.

 

Ky Forum u drejtua dhe moderua nga Dekani I Fakultetit Ekonomik të Kolegjit Universitar Luarasi, Prof.As.Dr Leontiev Cuci.

Në këtë takim ishin të ftuar personalitete të fushës së ekonomisë në vend, politikane, akademik si dhe gazetarë të fushës, mes tyre përmendim prezencën e nderuar të z.Edmond Haxhinasto, z.Flobens Dilaveri, z.Mateo Spaho, z. Selami Xhepa, z. Olti Rrumbullaku, znj.Valbona Mezini, znjAlbana Mucaj, z.Stefan Qirici, znj.Aelita Mani etj..

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me krizën ekonomike të hasur gjatë peridhës 2007- 2014 ku shtete me buxhet te vogël në raport me prodhimin e brendshëm bruto dhe me ekonominë janë rritur ekonomikisht më shume se ato vende me buxhete të mëdha të ushqyera nga taksa të larta dhe shpenzime te konsiderueshme.

Gjithashtu u soll në dukje se investimet e huaja direkte dhe investimet e brendshme kanë qenë më të larta në vendet me “shtet te vogel “ dhe taksa të ulta, vende të cila kanë patur mundësine të rrisin relativisht pak borxhin publik dhe të ruajne fuqitë blerëse të qytetareve të tyre.

Një ndër konkluzionet që nxorri ky takim ishte fakti se pjesa e varfër e popullsisë në vendet me “shtet te madh” në taksa dhe shpenzime kanë mundësi që të kenë mbrojtje sociale me të lartë dhe si pasojë niveli i emigracionit është më i ulët në raport me shtetet që kanë qeveri të vogla, te cilat peshojne pak mbi xhepat e qytetarëve.

Forumi Ekonomik është një event periodik i iniciuar nga KU “Luarasi” me synimin të trajtojë një temë me rëndësi për publikun apo komunitetin e biznesit.

Zyra e Marrëdhënieve me Publikun