BURSAT STUDENTORE 2022 - 2023
Duke patur si pritoritet regjistrimin e studentëve me rezultate të larta, Universiteti “LUARASI” vlerëson meritat e secilit prej studentëve dhe përmes programit të bursave të plota ose të pjesshme mundëson përkrahje financiare për studentët që do të regjistrohen në vitin akademik 2022/23, në ciklin e parë dhe të dytë të studimeve.
Ky program ka për qëllim t’i përkrahë financiarisht studentët e ardhshëm që dëshirojnë të marrin dije profesionale dhe aftësi cilësore përmes vijimit të programeve studimore në Universitetin “LUARASI”.
Bursat në Universitetin “Luarasi”:
B. Bursa Sociale
B.1 Bursa sociale për studentët: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit 50%)
Për aplikantët që vërtetojnë se i përkasin shtresave vulnerabël të shoqërisë:
- për fëmijët e policit ose ushtarakut të rënë në detyrë;
- jetimët deri në moshën 25 vjeç
- ata që kanë humbur kujdestarinë prindërore me vendim gjykate
- se është person me aftësi të kufizuara;
- që vetë deklarojnë/vërtetojnë se janë romë apo ballkano-egjiptian.
B.2 Bursa sociale për studentët që vërtetojnë si më poshtë: (shuma e bursës vjetore mbi tarifën e studimit deri në
50%)
Anëtarë të familjeve në nevojë ekonomike:
- Bursë 50% – 144.000 lekë të ardhura në vit;
- Bursë 40% – 244.000 lekë të ardhura në vit
- Bursë 30% – 480.000 lekë të ardhura në vit
- Bursë 20% – 528.000 lekë të ardhura në vit
- Bursë 10% – 600.000 lekë të ardhura në vit
Apliko për Bursë!
Bursat janë me numër të kufizuar, numri dhe vlera në total e tyre për vitin e ardhshëm akademik përcaktohet me
vendim të Bordit të Administrimit.
Maturantët dhe studentët e interesuar aplikojnë pranë Zyrës së Pranimit dhe Regjistrimit në Universitetin “Luarasi”.
Nëse numri i aplikimeve është më i madh se numri i bursave i akorduar nga Bordi i Administrimit, do të respektohet
edhe koha e paraqitjes së aplikimit për bursë.
Kriteret e Aplikimit
- Për Bursë Ekselence – Lista e notave e noterizuar
- Për Bursë Sociale (nota mesatare mbi 8.50) – Çertifikatë familjare, dokumentin që vërteton statusin e vecantë
social (pension, papunësi, invaliditet, të ardhura të pamjaftueshme, etj.)
Kriteret e ri-aplikimit
Ruajtja e mesatares (bursa sociale – mesatarja mbi 8.50); bursa e ekselencës – ruajtja e mesatares më të cilën aprovohet
bursa. Kjo provuar nga fisha e notave që studentët do të marrin në përfundim të vitit akademik.
AFATI PËR APLIKIM
- Afati për aplikim prej 01.06.2022 deri më 31.10.2022