Te jesh auditues ligjor – auditues i jashtem eshte nje suplement njohurish dhe ekspertize e vecante e cila do te shtonte integritetin profesional te cdo frekuentuesi ne raport me profile e profesione te tjera si edhe avantazhin per te qene mbi palet.
Te jesh auditues i jashtem do te thote te dish te orientohesh per riskun qe mund te prodhojne procese te ndryshme ligjore, financiare, ekonomike. Te zbatosh ligjin dhe te zbulosh demet e shkaktuara apo pasojat e ardhura.
Marrja e njohurive ne kete lloj fushe ju rrit besueshmerine per te qene pjese e institucionit te KLSH dhe apo Kompanive qe merren me auditime te jashtme. Por jo vetem, ju orienton te krijoni siguri per parandalimin e veprimeve te gabuara brenda institucione te administrates publike dhe te dini te klasifikoni shkeljen dhe apo ta korrigjoni ligjerisht ate perpra nje auditimi te mundshem nga organi shteteror i njohur me ligj. Gjithashtu te certifikuarit si audtitues i jashtem rrit vlerat tuaja profesionale dhe ju ben avanguard ne momentin kur edhe nje organ si KLSH mund te dale jashte kompetencave te saj.
- Në përfundim të këtij moduli frekuentuesit do të jenë në gjendje të:
- Njohin dhe të kuptojnë aktet ligjore e nënligjore, terminologjinë, konceptet, elementet teknik te se drejtes se auditimit, parimet dhe aktualitetin teorik te procedurave ligjore dhe ballafaqimin e tij me procedime te tjera paralele si edhe me realitetin faktik te efekteve që prodhon auditivi përmes aktit final, vendimit;
- Njohin dhe kuptojnë procedurat administrative aktuale per evadimin e procesit auditues;
- Njohin kuadrin ligjor organik qe shoqeron zhvillimin e procedimit të auditimit të jashtëm;
- Njohjen dhe krahasimin edhe të funksionimit dhe aplikimit të kësaj të drejte në vende të tjera të BE e më gjerë; njohja me dy sistemet bazë, atë të funksionimit si gjykatë dhe atë si organ i pavaruar administrativ
- Gjykojnë dhe vlerësojnë në aspektin ligjor dokumentet objekt i auditimit të jashtëm, si edhe me procedurat administrative të zhvilluara nga subjekti në auditim ne kuptimin e vlefshmerise se aktit;
- Të jenë të aftë të gjykojnë dhe zgjidhin një cështje apo konflikt dokumentar që mund të dalë gjate ballafaqimit ligjor të fakteve e provave.