Fakulteti i Drejtësisë

PROGRAM I INTEGRUAR I CIKLIT TË DYTË NË "DREJTËSI"

Prof. Asoc. Dr. Admir Belishta, Dekan

Email: admir.belishta@luarasi-univ.edu.al

 

Fakulteti i Drejtesise ofron programe studimi në dy ciklet, Program i Integruar i Ciklit të Dytë dhe Master i Shkencave dhe Master Profesional. Kurrikulat tona akademike kanë qënë inovative për realitetin shqiptar, duke i përgatitur dhe kualifikuar studentët për të ardhmen e një shoqërie europiane, të denjë për tu përballur me sfida.

Fakulteti i Drejtesisë, me një traditë të konsoliduar, ka konfirmuar cilësinë e studimeve duke u kthyer tërësisht në shërbim të misionit të tij publik – përgatitjes së studentit, specialistit, qytetarit të devotshëm dhe vizionar, i denjë për një shoqëri demokratike.

Ne ftojmë të rinjtë që aspirojnë të jenë juristët e së ardhmes të bëhen pjesë e përpjekjeve tona   në formimin e profesionistit ekspert që i përshtatet sa më mirë tregut të punës.  

Gjenerimi i ideve që i japin zgjidhje sfidave aktuale dhe të perspektives, është dhe mbetet sfida jonë e përbashket. Studentët e diplomuar pranë Fakultetit të Drejtësisë kanë qëne dhe mbeten të parapëlqyer për t’u punësuar në organet e sistemit të drejtesisë, si dhe në institucione të tjera kombëtare dhe ndërkombëtare. Ata janë të vetmit që kanë mundur të konkurojnë dhe përfundojnë denjësisht studimet në Shkollën e Magjistraturës.

Kujt i drejtohet ky program studimi?

Qëllimi i programit, “Program i Integruar i Ciklit të Dytë” në Drejtësi është që t’i ofrojë studentëve mundësinë për të fituar njohuritë e nevojshme juridike që do të shërbejnë si një bazë për specializim të mëtejshëm të tyre në fusha të ndryshme. Ky program studimi u drejtohet studentëve që dëshirojnë të përgatiten në përmbushjen e funksioneve të ndryshme si: a – avokat; b – noter; c – jurist në shoqëritë tregtare; d – jurist në shoqëritë shteterore; e – jurist në institucione të ndryshme.

 

 

Përse duhet të regjistroheni tek ky progam studimi?

Nevojën për një gjyqësor të përgatitur mirë, për avokatë e noterë të zotë dhe një administratë publike në nivele bashkëkohore e përmbush më së miri eksperienca 11-vjeçare akademike e SHLUJ “Luarasit”, I cili mundëson nxjerrjen e profesionistëve në tregun e punës.

Studentë që diplomohen në këtë program studimi fitojnë aftësitë akademike të adaptueshëm për nevojat e tregut, të aftë të vazhdojnë studimet pasuniversitare, duke zhvilluar aftësi komunikimi të nevojshme për realizimin me kompetencë dhe profesionalizëm të analizave ligjore, në gjuhën shqipe edhe të huaj.

Çfarë përmban ky program studimi

Programi i Integruar i Ciklit të Dytë në Drejtësi synon që studentët të fitojnë njohuri të përgjithshme dhe të nevojshme në fushën e së drejtës. Mësimdhënia e këtij programi studimi do të bazohet në një punë kërkimore, e cila duhet t’u mundësojë studentëve të zhvillojnë një mënyrë e të menduarit kritik dhe të bëhen të aftë për të diskutuar çështje të ndryshme ligjore.

Programi do të ndalet në disiplina si E drejtë e Punës dhe e Sigurimeve Shoqërore, E Drejtë Penale, E Drejtë Civile dhe e Detyrimeve, E Drejtë Familjare, E Drejtë Administrative, Procedurë Civile dhe penale, E Drejtë Ndërkombëtare Publike dhe private, etj të cilat do të trajtohen duke gërshetuar aspektin teorik me atë praktik

Program i Integruar i Ciklit të Dytë PIND/ Drejtësi

Ky program ofron njohuritë e duhura juridike qe shërbejnë si bazë për specializim të mëtejshëm në fusha të të tilla si avokatë, noterë, juristë në shoqëritë tregtare dhe shoqëritë shteterore,  juristë në institucione të ndryshme dhe administraten publike qendrore e vendore etj. Ky program studimi përfshin:

Programi i Studimit ``PIND në Drejtësi``
Nr. Viti i pare 60 ECTS Semestri
1. Histori e Institucioneve 10 I
2. Hyrje në Ekonomi 4 I
3. E Drejtë Publike 8 I+II
4. Histori e shtetit dhe të drejtës në Shqipëri 8 I+II
5. Filozofi e së Drejtës 8 I +II
6. E Drejtë Kushtetuese 10 I+II
7. Gjuhë e huaj (juridike) 6 II
8. Të drejtat dhe liritë themelore të njeriut 6 II
Nr. Viti i dytë 60 ECTS Semestri
1. E Drejtë Financiare 6 I
2. E Drejtë Civile 12 I + II
3. E Drejtë Penale(pj e përgjithshme) 12 I+II
4. E Drejtë Ndërkombëtare Publike 10 I+II
5. E Drejtë Administrative 12 I+II
6. Metodat e Kërkimit Shkencor 4 II
7. Lëndë me zgjedhje I 4 II
Nr. Viti i tretë 60 ECTS  Semestri
1. E Drejtë e Detyrimeve 12 I+II
2. E Drejtë Penale(pj e posacme) 12 I+II
3. Procedurë Civile 12 I+II
4. E Drejtë e Punës 10 I+II
5. E Drejtë Familjare 8 I+II
6. E Drejtë Sociale e Punës 6 II
Nr. Viti i katërt 60 ECTS Semestri
1. Drejtësia penale për të mitur 6 I
2. E Drejtë e Pronësisë Intelektuale 4 I
3. Procedurë Penale 12 I+II
4. E Drejtë Europiane 12 I+II
5. E Drejtë e Shoqërive Tregtare 10 I+II
6. Kriminalogji-Penalogji 10 I+II
7. Metoda praktike të zbulimit të veprave penale 6 II
Nr. Viti i pestë 60 ECTS Semestri
1. E Drejtë Penale Ndërkombëtare dhe Europiane 8 I
2. E Drejtë Biznesi 6 I
3. E Drejtë Penale Ushtarake 4 I
4. E Drejtë Ndërkombëtare Private 10 I+II
5. Lëndë me zgjedhje II 4 II
6. Lëndë me zgjedhje III 4 II
7. Praktikë/Klinikë e ligjit 12 I+II