Veprimtaria e zyrës
Veprimtaria e zyrës përqëndrohet në sigurimin e cilësisë dhe përputhshmërisë së kurrikulave të ofruara nga KU “Luarasi me kërkesat e legjislacionit për Arsimin e Lartë në Republikën e Shqipërisë.
Zyra bashkëpunon me njësitë përbërëse të KU “Luarasi” për hartimin e programeve të reja të studimit, të ndryshimit dhe riorganizimit të atyre ekzistuese, në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi si dhe për përgatitjen e dokumentacionit përkatës deri në zbatimin e tyre.
Përgjegjësi dhe Kompetenca
- Vlerëson propozimet e Bordit të Administrimit ose të njësive përbërëse të KU “Luarasi” për hapjen e programeve të reja të studimit, ndryshimin ose riorganizimin e programeve ekzistuese.
- Mbledh programet e lëndëve të ofruara në secilin cikël studimi, pas miratimit të tyre nga autoriteti përkatës.
- Verifikon respektimin e formatit dhe parimeve të përcaktuara për hartimin e programeve të lëndëve.
- Raporton për gjendjen dhe dorëzimin e programeve të lëndëve tek Rektori.
- Mbështet Njësinë e Brendshme të Sigurimit të Cilësisë në rastet e përgatitjes së raporteve për vlerësime të programeve të studimit për qëllim akreditimi dhe për rastet e hapjes së programeve të reja dhe riorganizimit të atyre ekzistuese, gjithmonë brenda kompetencës së saj, për çështje të kurrikulave dhe mësimore-kërkimore.
- Ndjek dhe merr pjesë në procesin e transferimeve të studimeve të ciklit të parë dhe të dytë në KU “Luarasi”.
- Përpunon projekt -politikat e kuotave për të dy ciklet e studimit.
- Ndjek dhe monitoron pranimet në njësitë kryesore të KU “Luarasi”, në përputhje me kuotat dhe kriteret e pranimit të miratuara për ciklin e I dhe të II të studimit.
- Merr pjesë në hartimin e projekt-dokumentacionit për emërtimet e diplomave për dy ciklet e studimit.
- Përgatit dokumentacionin për mbledhjet e Senatit Akademik që lidhen me programet e studimit.
- Merr pjesë në hartimin e Raportit të Vlerësimit të Brendshëm të KU “Luarasi” (Raport vjetor).
- Bashkëpunon në lidhje të ngushtë me të gjitha njësitë përbërëse të KU “Luarasi”.
- Me porosi të Rektorit, jep konsulencë për problematikat që lidhen me natyrën e Zyrës së Zhvillimit të Kurrikulave.
- Realizon detyra të tjera në përputhje me funksionimin e përgjithshëm të kësaj Zyre sipas përcaktimeve të Statutit dhe Rregullores së KU “Luarasi”.
Raportimi/Varësia
Zyra funksionon nën varësinë e Rektorit dhe të Zëvendësrektorit për anën mësimore dhe zbaton detyrat e parashikuara në Statutin dhe Rregulloren e KU “Luarasi”.