Sekretaria Mёsimore ёshtё njësi administrative pёrgjegjёse pёr rregullimin, ndjekjen dhe arkivimin e çdo regjistrimi, tё dhёne, dokumenti apo listё notash qё lidhet me studentin per programet e studimit te ciklit te parё dhe për programet e studimeve të ciklit të dytë. Sekretaria mësimore drejtohet nga Kryesekretarja e cili koordinon dhe mbikqyr punen. Sekretaria mësimore e njësisë kryesore është në varësi të Dekanit përkatës. Kryesekretarja është në varësi të Rektorit.
Sekretaria Mёsimore ka kёto kompetenca:
a) kryen regjistrimin e personave tё cilёt kanё fituar tё drejtёn pёr tё qenё studentë;
b) hap dhe ruan njё dosje personale elektronike dhe shkresore pёr çdo student, ku pasqyrohen
dokumentacioni i regjistrimit të studentit në institucion, lёndёt e marra deri nё pёrfundim tё ciklit
mёsimor, pёrsёritjet e lёndёve, rezultatet e provimeve, gjendjen e bursёs dhe masat disiplinore nёse
janё marrё tё tilla;
c) arkivon dosjet e regjistrimit të studentёve nё bazё tё vitit dhe programit të studimit;
d) ruan nё formё elektronike listat e rezultateve tё provimeve të cilat vijnë nga Dekanati;
e) përgatit transkripte (listё notash) pёr studentin;
f) pёrgatit dokumente të cilat i dorëzohen institucioneve zyrtare si: Vёrtetim Studenti, Rekomandime
dhe dokumente tё tjera tё ngjashme;
g) bёn rinovimin e regjistrimit tё studentёve çdo fillim viti;
h) përgatit dhe shpёrndan kartat e identifikimit tё studentёve;
i) plotëson diplomat e studentёve, tё cilёt kanё fituar tё drejtёn pёr t’u diplomuar dhe ia dorëzon
diplomёn studentëve të diplomuar kundrejt firmёs;
j) evidenton studentёt pёrfitues tё bursёs si dhe ata tё cilёt humbasin tё drejtёn e bursës pёr shkak tё
mossuksesit nё mёsime;
k) ndjek procedurat e studentёve tё cilёt duan tё ndёrpresin studimet universitare, kryen
ç’rregjistrimet tyre dhe nё pёrfundim tё cdo viti akademik, paraqet njё raport mbi shkaqet e
ndёrprerjeve pёrpara Senatit;
l) evidenton studentёt tё cilёt nuk kanё arritur tё pёrfundojnё me sukses studimet brenda afatit
maksimal tё përcaktuar në nenin 49 të kësaj rregullore;
m) ndjek kryerjen e pagesave mësimore nga ana e studentёve dhe regjistron tё dhёnat përkatëse nё
formë elektronike;
n) evidenton studentёt tё cilёt nuk kanë hyrë nё provime;
nj) jep dokument pёr marrjen nё provime të studentёve qё kanё kryer pagesat mёsimore brenda
periudhёs sё provimeve;
nj) jep dokument pёr marrjen nё provime të studentёve qё kanё kryer pagesat mёsimore brenda
periudhёs sё provimeve;
o) ruan dokumentet nё tё cilat pasqyrohen rezultatet e provimeve;
p) ndjek dhe zbaton procedurat e trasferimeve të studentëve;
q) informon Dekanatin apo Pёrgjegjёsin e Departamentit, mbi bazёn e kёrkesёs sё kёtyre tё fundit,
mbi gjendjen mёsimore dhe të dhënat e regjistrimit tё studentёve dhe tё klasave;
r) përgatit informacione apo raporte mbi bazёn e kёrkesёs sё organeve administrative shtetërore;
rr) bёn regjistrimin e dokumenteve tё dorëzuara nga studentёt;
s) arkivon dosjet e studentёve tё diplomuar;
sh) kryen detyra tё tjera tё ngarkuara nga organi epror, nё lidhje me aktivitetin mёsimor-shkencor;
t) Kryen të gjitha funksionet e tjera të parashikuar në Statutin e KU “Luarasi.”
SEKRETARE MËSIMORE E FAKULTETIT TË DREJTËSISË
Lediana DulellariCel: 355 68 40 10 045
SEKRETARE MËSIMORE E FAKULTETIT EKONOMIK
ELIDA BEQOLLARICel: 355 69 60 26 900
SEKRETARE MËSIMORE E FAKULTETIT TË TEKNOLOGJISË SË INFORMACIONIT DHE INOVACIONIT
LEJDJA ALDEMIRCel: 355 69 60 26 900
SEKRETARE MËSIMORE E FAKULTETIT TË SHKENCAVE MJEKËSORE
TEREZINA HICKACel: 355 68 203 4004
Email: terezina.hicka@luarasi-univ.edu.al
LULJETA GUSKA
Cel: 355 69 614 0573