Projektet FAB

Suksesi i një Qendre Kerkimore Shkencore, Menaxhim Projektesh dhe Inovacioni mbështetet në vizionin dhe largpamësinë e zhvillimit dhe zbatimit te planeve strategjike dhe krijimit te kulturës për organizatën, si dhe drejtimin e stafit te aktivizuar perkundrejt projekteve te ndryshme.

Kjo Qendër, me një staf kërkuesish shkencor e pedagogësh mjaft ambicioz, synon të përfshijë Kolegjin Universitar “Luarasi” në mënyrë aktive në bashkëpunime me universitete, konsorciume kërkimore si dhe programe zhvillimore kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo do realizohet përmes një matrice që ndërthur punën e 9 departamenteve të Kolegjit Universitar “Luarasi” me rrjetin e institucioneve kërkimore e akademike brenda e jashte vendit me të cilët bashkëpunon e do të bashkëpunojë në të ardhmen. Qendra “FAB” gjithashtu do i kushtojë rëndësi të madhe aktiviteteve të trajnimit duke përfshirë edhe studentët e ciklit të dytë të studimeve e në projekte dhe aktivitete kërkimore. 

Qendra e Kërkimit Shkencor, Projekteve dhe Inovacionit FAB, pranë Kolegjit Universitar “LUARASI” lehtëson zhvillimin e projekteve në fushat si: Ekonomi, Drejtësi dhe Teknologji Informacioni dhe Inovacion, me synim përfshirjen e stafit akademik, kërkuesve të rinj dhe studentëve të Kolegjit Universitar “LUARASI” në projekte për zhvillim kapacitetesh, kërkime shkencore, studime të orientuara nga politikëbërja dhe iniciativa të tjera që lidhen ngushtë me arsimin e lartë.

PROJEKTE

  1. Bashkëpunimimin me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë për ofrimin e konsulencës në fushën e Ekonomise, Drejtesise dhe Teknologjise se Informacionit dhe Inovacionit.
  2. Krijimi i një platforme Software-ike, “Portali i Profesorëve dhe Studentëve”.  Ky portal do te jete LIVE per Kolegjin Universitar “Luarasi” gjate vitit akademik 2018-2019, dhe propozimi eshte tju ofrohet të gjitha institucioneve të arsimit të lartë në Shqipëri, të cilat do të munden që të digjitalizojnë një seri procesesh brenda institucioneve të tyre si dhe të shfrytëzojnë teknologjinë e informacionit për menaxhimin sa më të mirë të procesit akademik e më gjerë. Portali ofron një seri modulesh që lidhen me syllabuset online, ngarkesa akademike online, regjistri mesimor online, vlerësimin online i lëndëve dhe pedagogëve, materialet akademike per secilen nga lendet perfshire librin baze, prezantimet ne powerpoint, detyrat e kursit dhe esete, seminare dhe laboratore, biblioteka online, moduli për menaxhimin e materialeve mësimore, testet online etj.
  3. Projekti me i ri qe afron Universitetin me Gjimnazet eshte ai E-Gjimnazi duke filluar pilotimin me 5 ndër gjimnazet më të mira të Tiranës për zhvillimin e kapaciteteve të mësimdhënësve në fushën e teknologjisë së informacionit dhe inovacionit si dhe krijimin e klubeve studentore të teknologjisë së informacionit në këto institucione. Kolegji Universitar “LUARASI” do te jete ne nje marreveshje bashkepunimi dhe partneriteti me Bashkine e Tiranes dhe Ministrine e Arsimit, Sporteve dhe Rinise.
  4. Ndërtimin dhe ofrimin e një platforme online për punësimin e studentëve të Kolegjit Universitar Luarasi dhe jo vetëm në të cilën të gjitha organizartat publike dhe jopublike mund të atashohen për të plotësuar këkresat e tyre për burime njerëzore.
  5. Projekti “Luarasi Alumni” do të jetë zhvillimi i rradhës me të cilin FAB do të tentojë që të tejkalojë kufijtë kombëtarë, për tu përfshirë në rrjetin ndërkombëtar Alumni. Portali “Luarasi Alumni” do të jetë një risi në tregun e edukimit në Shqipëri pasi facilitetet që do të ofrojë do ta bëjnë një nga portalet më të vizituara.
  6. Njëkohësisht qëndra FAB planifikon të zhvillojë dhe projekte të tjera me karakter lokal por dhe më gjerë.