Universiteti “Luarasi” zhvillon leksion të hapur me 2 te ftuar të rëndësishëm nga Samiti i Diasporës
Gjatë leksionit të hapur të zhvilluar në Universitetin “Luarasi”, Rektori i Universitetit Prof. Dr. Ethem Ruka e vuri theksin tek kontributi që ka dhënë populli shqiptar për të shpëtuar hebrenjtë nga nazizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Prof. Dr. Ethem Ruka theksoi se pavarësisht se familjet shqiptare ishin të varfëra, ato bënë çdo gjë për të mbrojtur hebrenjtë. Marrëdhëniet e tyre më shqiptarët janë të shkëlqyera.
Universiteti “Luarasi” organizoi leksion të hapur me dy të ftuar të rëndësishëm nga Samiti i Diasporës, Znj. Marie Van De Zyl dhe Z. Christopher Costa, të cilët sollën për studentët dhe stafin akademik përvojat e tyre lidhur me diasporën.
Znj. Marie Van De Zyl është zv. presidente e “World Jewish Congress”, ndërsa Z. Christopher Costa është drejtor i “National Spy Museum” në SHBA dhe gjithashtu ish-këshilltar i Presidentit Trump dhe anëtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.
Gjatë leksionit të hapur të zhvilluar nga Universiteti “Luarasi”, ku ishin të ftuar Znj. Marie Van De Zyl dhe Z. Christopher Costa, u zhvilluan diskutime në lidhje me diasporën.
Sipas Znj. Van De Zyl, universiteti mund të luajë një rol të rëndësishëm në çështjen e diasporës duke zhvilluar një strategji të qartë se çfarë duhet të bëjë diaspora.
Gjatë leksionit të hapur të zhvilluar nga Universiteti “Luarasi”, Z. Christopher Costa dhe Znj. Marie Van De Zyl vlerësuan rolin e universitetit dhe rëndësinë që universiteti ka për formimin e profesionistëve.
Z. Christopher Costa shprehu mirënjohjen për vizitën në Universitetin “Luarasi”. Ai vuri në pah rëndësinë e edukimit dhe theksoi se avantazhi i tij ishte fakti që kishte studiuar shumë gjatë periudhës universitare duke e bërë atë shumë të vlefshëm për të ofruar këshilla dhe për t’i dhënë opsione Presidentit apo drejtorit të CIA-s.