1Future – jOiNEd For sUsTainability – building climate REsilient communities in WB and EU

Informacion mbi projektin

Fusha e projektit është ngritja e kapaciteteve për forcimin e kërkimit dhe mësimdhënies në fushat e lidhura me Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Ndryshimet Klimatike. Ky projekt financohet nga Bashkimi Evropian, në kuadrin e programit Erasmus+.

 

Projekti, i cili do të drejtohet nga Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Ekonomisë, do të zbatohet në

partneritet me universitete në Ballkanit Perëndimor, universitete në vendet e zhvilluara të BE si dhe në bashkëpunim me partner jo akademik, si organizata jo fitimprurës dhe shoqata biznesi. Projekti, do të fokusohet në zhvillimin dhe zbatimin e zgjidhjeve për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe për të krijuar një të ardhme më të qëndrueshme.

Partnerë akademik në projekt janë:

 

Partnerë jo-akademikë përfshijnë NGO nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor  pjesëmarrës në projekt, shoqata biznesi dhe njëkohësisht edhe institucione publike:  

 

Ndër komponentët kryesorë të Projektit:

  1. Ngritja e kapaciteteve kërkimore në Universitet e Ballkanit Perëndimor në sajë të krijimit të “Qendrës Kërkimore për Zhvillimin e Qëndrueshëm dhe Klimën”
  2. Krijimi i Platformës 1Future, një platformë bashkëpunimi mes universitetit, bizneseve dhe qeverisë për të arritur objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm. Platforma 1Future do të jetë një strukturë e hapur, e cila do të lejojë që informacioni dhe komunikimin të rrjedhin lirshëm midis të gjithë aktorëve të përfshirë në të
  3. Ngritja e kapaciteteve për mësimdhënie në lëndë të lidhura me zhvillimin e qëndrueshëm
  4. Ofrimi i kurseve intensive për profesionistë të angazhuar në hartimin, zbatimin dhe mbështetjen e politikave për përshtatjen dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike, të punësuar në institucione të qeverisjes qendrore, rajonale dhe lokale, organizata jofitimprurës apo dhe për përfaqësues të biznesit të interesuar për të përmirësuar aftësitë e tyre në një sërë fushash që lidhen me ndryshimet klimatike.

 

Projekti tashmë ka nisur në Prill të vitit 2023 dhe planifikohet që të zgjasë 3 vite.

 

  • 101082815-ERASMUS-EDU-2022-CBHE-STRAND-2
  • Prioriteti i BE-së: Marrëveshja e Gjelbër (ndryshimi i klimës, mjedisi dhe energjia)
  • Objektivat gjeografike: projekti shumëvendësh (rajonal).
  • Numri i partnerëve: 18
  • Numri i vendeve: 8
  • Periudha e Projektit: 01/04/2023 – 31/03/2026
  • Website i projektit: https://1future.feut.edu.al/

Njoftime ne lidhje me projektin

Ftesë për Aplikim në Kursin Intensiv “Zhvillim i Qëndrueshëm, Ekonomia Qarkore dhe Menaxhimi i Burimeve”

Universiteti Luarasi, në kuadër të projektit1Future – “jOiNEd For sUsTainability – bUilding climate REsilient communities in WB and EU”, fton studentët dhe profesionistët të marrin pjesë në kursin intensiv“Sustainable Development, Circular Economy and Resource Management”. Ky kurs organizohet si...

Lexo me shume